Një shpërthim është regjistruar ditën e sotme në një pikë shpërndarje gazi në Portëz të Fierit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15.
Sipas informacioneve paraprake, nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale. Shkaku mendohet të jetë një defekt teknik, po ende nuk bëhen të qarta rrethanat e ngjarjes. Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje.