Policia arrestoi ditën e sotme Redjan Rraja, 34 vjeç, si të dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Arian Ndoja.
Sipas News24, ai u identifikua nga gjurmët e ADN-së të mbetura në makinën e dyshuar të autorëve. Ndërkohë, mësohet se gjatë deklaratës së tij në polici, ai nuk ka pranuar përfshirjen e tij në ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë.
Kujtojmë se si pasojë e atentatit mbetën të plagosur prokurori, shoferi i tij Andi Maloku dhe Landi Muharremi. Ky i fundit rezulton si person me precedentë penal.