Avokati i njohur Spartak Ngjela është përfshirë në një debat me analistin Agron Gjekmarkaj, teksa diskutonin për qëndrimin e Francës ndaj Shqipërisë për shtyrjen e negociatave.
I ftuar këtë të mërkurë në “Real Story”, Ngjela u shpreh se me veton e saj, Franca shkon më afër politikës ruse.
Ndërkaq, Gjekmarkaj e kundërshtoi qëndrimin e avokatit. “Bashkëpunimi i Francës me Rusinë, në një farë mënyre është legjenda historike”, theksoi Gjekmarkaj.
Nga ana tjetër, Ngjela ndërhyri duke i thënë që të mos i cilësojë këto dy vende “legjenda historike”.
Pjesë nga debati:
Gjekmarkaj: Bashkëpunimi i Francës me Rusinë, në një farë mënyre është legjenda historike.
Ngjela: Si mund të jetë legjendë historike, kur na ka marrë 60 për qind të territorit. Franca ka qenë kundër.
Gjekmarkaj: Mos e fut Francën, Franca ka ndikuar në pavarësinë e Kosvoës.
Ngjela: Nëse do t’i qëndroni logjikës time, më tregoni cila ka qenë arsyeja që ka thënë jo, nëse nuk më jepni arsye, qëndron arsyeja ime. Të më thuash mua janë legjenda, kundërshtarët e Shqipërisë.
Gjekmarkaj: Atë s’e përcakton ti.
Ngjela: Mos e përmend më.
Gjekmarkaj: Mos më ndërprit më, po flet me legjenda historike. Franca ka kontribute për pavarësinë e Kosovës.
Ngjela: Mos më thuaj mua legjenda historike. Thuaj nuk jam dakord, por jo legjenda historike, pasi e njoh mirë historinë. Mua më trego cila është arsyeja që tha jo.
Gjekmarkaj: Franca ka kontribut në lirinë e Kosovës. Më lejo të vazhdoj arsyetimin. Franca mbajti qëndrimin siç e mbajti Holanda, Danimarka dhe deri diku Spanja.
Ngjela: Mos më trego kontributin në pavarësinë e Kosovës. Nuk flas më
Gjekmarkaj: Por le të kthehemi te deklarata e sotme. Unë mendoj që nga pikëpamja e vështirësisë ku ndodhet vendi, i shkon për shtat qeverisë. Është në momentin e duhur si një kamerdare që i shkon për shtat qeverisë për situatën me BE, se thotë ja ku është oferta ruse dhe e çon alert në raport me anëtarët e BE. PS dhe PD nuk kanë aksione ruse, jo se ata nuk tentojnë, për të shqetësuar NATO, BE dhe SHBA, por nuk është se ka ndikim, ose gjen terrenin në politikën shqiptare.