Ndryshe nga çfarë kemi parë shpesh nga videot e publikuara nga ana e kryeministrit Rama, sot ai ka surprizuar ndjekësit e tij, teksa i jepte makinës pa e prekur timonin.
E gjitha kjo mundësohet prej faktit se kreu i qeverisë është duke i dhënë një makine të teknologjisë së fundit.
“Kur thosha që makinat do ecin vetë, dhe unë s’do kem nevojë të marr patentën, nuk më besonit. Makina e di vetë rrugën. Unë s’po e prek fare timonin, kjo është dora ime.
Ndërkohë unë mund të komunikoj në Facebook me ata që më shajnë, pa pasur nevojë për shofer, se jam vetë shofer. Iu rrofshin patentat të gjithëve ju. Sikur të kishte edhe makina e qeverisë një drejtim automatik, por për këtë nuk ka mundësi.
Për drejtimin e qeverisë, timoni mbetem unë. Ndërsa për makinat po vjen një kohë tjetër, sikundër frenimi automatik. Gjithë këta çunat e shpejtë, do të kenë të pamundur që të bëjnë parakalime jashtë rregullit. Kjo është ajo që po ndodh sot këtu”, tha Rama.
“Me timon pa timon, shoferi ynë është kampion”, Rama i jep mesazh opozitës duke i dhënë makinës pa duar
“ME TIMON PA TIMON SHOFERI JON OSHT KAMPION”, thotë ajo kënga e vjetër, ndërsa këtu jam unë që i jap makinës pa prek timon me dorë… Sot nisi në Shqipëri revolucioni industrial mbi teknologjinë 5G, me një investim fillestar prej 150 milionë Eurosh nga kompania Vodafone. Ky revolucion do të transformojë rrënjësisht çdo sektor, nga ekonomia tek financat dhe energjia, nga bujqësia tek shëndetësia dhe arsimi, duke bërë të mundur të paimagjinueshmen jo në shekujt, po në vitet që vijnë”, shkruan ai bashkëngjitur videos në fjalë.