Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Shiste sende të vjedhura, pranga policit nga Laçi

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shiste sende të vjedhura, pranga policit nga Laçi

Një punonjës policie është vënë në pranga, pasi shiste në Shqipëri sende të vjedhura nga i vëllai në Gjermani. Bëhet fjalë për arrestimin e shtetasit me inicialet E.I., 32 vjeç, me detyrë punonjës policie në Seksionin e Policisë Rrugore, pranë DVP Lezhë.

Ky procedim lidhet me një hetim të nisur nga autoritetet gjermane për vjedhje banesash, në kuadër të grupit kriminal. Në qytetin e Hamburgut janë arrestuar dhe ndiqen në gjendje të lirë disa persona, mes tyre edhe vëllai i efektivit të Policisë Rrugore në Lezhë.

Në kuadër të hetimeve përgjatë vitit 2019 është dokumentuar se punonjësi i policisë, ka pranuar sendet e vjedhura nga i vëllai në Gjermani, duke i përdorur përkohësisht, e shitur më vonë në treg. Po kështu bëhet me dije se në shtëpinë e tij janë gjetur sende të vjedhura, me vlerë të lartë në treg.

Njoftimi policisë

SHÇBA ndaloi punonjësin e Policisë nga Laçi, që shiste në Shqipëri sende të vjedhura nga i vëllai në Gjermani. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në Ministrinë e Brendshme, në bashkëpunim me Policinë e Hamburgut, Gjermani dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Laç ka arrestuar 1 punonjës policie, banues në Laç.

Ai dyshohet për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”.

Në kuadër të bashkëpunimit me partnerët gjermanë, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, mbi procedimin penal nisur në vitin 2018, u finalizua me sukses operacioni ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të SHÇBA-së dhe Policisë së Hamburg-ut, për arrestimin e Inspektorit E.I., 32 vjeç, me detyrë punonjës policie në Seksionin e Policisë Rrugore, pranë DVP Lezhë.

Ky procedim lidhet me një hetim të nisur nga autoritetet gjermane për vjedhje banesash në kuadër të grupit kriminal.

Në qytetin e Hamburgut janë arrestuar dhe ndiqen në gjendje të lirë disa persona, në mes tyre edhe vëllai i efektivit të Policisë Rrugore në Lezhë.

Në kuadër të hetimeve përgjatë vitit 2019 është dokumentuar se punonjësi i Policisë ka pranuar sendet e vjedhura nga i vëllai në Gjermani duke i përdorur përkohësisht, e shitur më vonë në treg.

Ekspertë të Policisë së Hamburgut ishin në Tiranë si pjesë e kryerjes së veprimeve operacionale në terren, së bashku me SHÇBA dhe drejtuesit e Prokurorisë në Laç.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e efektivit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sende të vjedhura, me vlerë të lartë në treg, si orë, bizhuteri, pajisje guzhine, pajisje elektronike etj., por edhe një armë gjahu pa leje. Të gjitha sendet dyshohet se janë vjedhur në shtetin gjerman.

Në Landin e Hamburgut u arrestua një grup i strukturuar kriminal në fushën e vjedhjeve, 3 prej autorëve janë dënuar me vendim të formës së prerë dhe po vuajnë dënimin në shtetin gjerman.

 

Tags: gjermanipolicisende te vjedhura

TË LIDHURA

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim
Aktualitet

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026
Prag Pashke, katolikët përkujtojnë Udhën e Krishtit në sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë
Aktualitet

Prag Pashke, katolikët përkujtojnë Udhën e Krishtit në sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë

21:08 | 03/04/2026
Bordi i Transparencës ul akcizën 20%, hyjnë në fuqi çmimet e reja të karburantit.
Aktualitet

Bordi i Transparencës ul akcizën 20%, hyjnë në fuqi çmimet e reja të karburantit.

20:41 | 03/04/2026
Next Post
A ka kërkesë për ofertën e Bashës?

Rezoluta qesharake e ‘rrezikut rus’ për zgjedhjet shqiptare

Kujdes ku parkoni makinën, në këtë zonë një orë kushton 5 euro

Kujdes ku parkoni makinën, në këtë zonë një orë kushton 5 euro

Pse po protestohet sot në mbarë botën

Pse po protestohet sot në mbarë botën







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen
Showbizz

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

by mirseda
22:54 | 03/04/2026
0

Arbër Hajdari ishte i ftuar këtë mbrëmje në “Goca dhe Gra”, ku foli për rolin e tij...

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

22:43 | 03/04/2026
Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

22:12 | 03/04/2026
Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

21:43 | 03/04/2026
Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

21:21 | 03/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com