Në një zonë në Kosovë, përkatësisht në Prishtinë, një orë parking kushton 5 euro.
“Indeksonline” shkruan se kjo gjë ndodh në rrugën “Pjetër Bogdani”.
Në kryeqytetin e Kosovës, qytetarët përballen me mungesë të parkingjeve. Kësisoj, për pasojë, trotuaret janë të zëna nga automjetet e parkuara.