Aktualisht Policia po zhvillon një aksion blic në Doganën e Tiranës.
Raportohet se aksioni po zhvillohet në kuadër të masave për kontrollin e të gjitha pikave të kalimit kufitar. Ai ka për qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale dhe të paligjshmërisë, shkruan “balkanweb”.