Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Eurostat/ 622 mijë shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi në BE në dekadën e fundit

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Eurostat/ 622 mijë shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi në BE në dekadën e fundit

Janë 622 mijë shqiptarë që në dekadën e fundit (2008-2018) kanë marrë leje qëndrimi në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të publikuara nga “Eurostat” dhe të përpunuara nga “Monitor”. Numri më i lartë i lejeve të dhëna ka qenë në periudhën 2008-2010.

Rekordi është në vitin 2008 me gati 100 mijë lekë, për të zbritur në 75 mijë në 2010-n. Më pas është shënuar një rënie e ndjeshme e lejeve. Minimumi u prek në 2013-n, me rreth 31.2 mijë leje.

Rigjallërimi i ciklit të emigracionit shënoi dhe rritjen e lejeve në vitet e mëpasshme, duke arritur në 2018-n, me rreth 62.5 mijë të tilla, niveli më i lartë që nga viti 2010.

Sipas shteteve, rekordin e mban Italia, me 308 mijë leje të dhëna në dekadën e fundit, ose rreth 50% të totalit. Në vend të dytë është Greqia, me 224 mijë lekë (36%). Nga të dy këto shtete ka një rënie të ndjeshme të lejeve të qëndrimit vitet e fundit në raport me periudhën 2008-2010. (shiko grafikët e lejeve nga Greqia e Italia).

Në të kundërt, rritje të ndjeshme vitet e fundit ka shënuar dhe Gjermania, që ka dhënë gjithsej 28 mijë leje, nga të cilat 10 mijë i ka dhënë vetëm në 2018-n.

Gjermania së fundmi është kthyer në destinacion të preferuar të profesionistëve shqiptarë, pasi për shkak të mungesës së fuqisë së kualifikuar punëtore, ekonomia më e madhe e Europës po josh infermierë, IT, inxhinierë (shiko grafikun më poshtë, lejet e qëndrimit dhënë nga Gjermania).

Mbretëria e bashkuar është në vend të katërt me mbi 3 mijë leje në vit gjatë 2017-2018 (total gati 20 mijë). Më pas renditet Franca, me 10.7 mijë leje, ku dy vitet e fundit janë dhënë rreth 2 mijë leje në vit.

Lejet e dhëna të vitin 2018 rriten me 20%

Në Bashkimin Europian vetëm për vitin 2018 janë dhënë 62,525 leje qëndrimi për herë të parë për shqiptarët, duke shënuar kështu një rritje me 20% në krahasim me një vit më parë. Në 2017-n, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat janë dhënë rreth 51 mijë leje qëndrimi.

Në Itali dhe Greqi, shqiptarët janë popullsia e parë për nga numri i lejeve të dhëna. Kështu, Greqia në total ka dhënë për të huajt 35,571 leje qëndrimi, prej të cilave 16,900 janë dhënë për shqiptarët, apo rreth 47%. Ndërsa në vend të dytë renditen Kina me 12.7% dhe Gjeorgjia me 6.9%.

Në vendin tjetër fqinj, Itali, janë dhënë në total mbi 238 mijë leje qëndrimi, ku edhe këtu shqiptarët zinin vendin e parë me 23,147 leje qëndrimi, apo 9.7% e totalit, duke u pasuar nga marokenët me 20 mijë leje qëndrimi dhe nigerianët me gati 15 mijë leje.

Në të gjithë bashkimin Europian janë dhënë në total 3,2 milionë leje qëndrimi. Pjesa më e madhe e tyre janë dhënë për arsye familjare me rreth 28.4% të totalit, ndërsa në vend të dytë renditen arsyet e punësimit me rreth 27.5% të totalit, të ndjekur nga arsyet e shkollimit apo rreth 20%, ndërsa arsyet e tjera zinin rreth 24%.

Për sa i përket lejeve të dhëna për shqiptarët, në vitin 2018 rreth 34 mijë leje qëndrimi janë dhënë për arsye familjare, ku njerëz që punojnë dhe jetojnë në BE, marrin dhe familjarët e tyre. Në vend të dytë renditen lejet e qëndrimit për arsye punësimi, ku BE-ja dha 9900 leje, rreth 76% më shumë se një vit më parë.

Lejet e dhëna për arsye të tjera ishin në total 15597 leje qëndrimi, apo 245 e totalit. Ndërsa për arsye shkollimi në 2018-n u dhanë 2587 leje. Rreth 65% e lejeve në total ishin në Itali dhe në Greqi, ndërsa një peshë të konsiderueshme zinin dhe lejet e dhëna nga Gjermania, përbënin rreth 17% të totalit të lejeve. /Monitor

Tags: bedekadëqendrimshqiperi

TË LIDHURA

“The New York Times”: Fatos Nano, fundi i një epoke kaosi
Aktualitet

“The New York Times”: Fatos Nano, fundi i një epoke kaosi

22:34 | 07/11/2025
GJKKO refuzon sekuestrimin e pasurive të Elvin Merlikës
Politikë

GJKKO refuzon sekuestrimin e pasurive të Elvin Merlikës

22:04 | 07/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj
Aktualitet

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Next Post
Katër “rrugët” e Shijakut

Shqipëria ime dhe ajo e Bashës

Me Amerikën jemi mirë, bashkë me BE-në edhe më mirë

Me Amerikën jemi mirë, bashkë me BE-në edhe më mirë

Aksidenti/ Shkon në dy numri i viktimave, ndërron jetë edhe 22-vjeçari

Aksidenti/ Shkon në dy numri i viktimave, ndërron jetë edhe 22-vjeçari







JU REKOMANDOJMË

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

21:26 | 01/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

“The New York Times”: Fatos Nano, fundi i një epoke kaosi
Aktualitet

“The New York Times”: Fatos Nano, fundi i një epoke kaosi

by mirseda
22:34 | 07/11/2025
0

Nga “The New York Times”/ Fatos Nano, një ish-kryeministër i Shqipërisë i cili udhëhoqi tranzicionin e vendit...

Einxhel Shkira do rikthehet në ekran?

Einxhel Shkira do rikthehet në ekran?

22:31 | 07/11/2025
GJKKO refuzon sekuestrimin e pasurive të Elvin Merlikës

GJKKO refuzon sekuestrimin e pasurive të Elvin Merlikës

22:04 | 07/11/2025
Peng izraeli tregon torturat dhe tentativën për ta konvertuar në Islam

Peng izraeli tregon torturat dhe tentativën për ta konvertuar në Islam

21:23 | 07/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com