Pas largimit të trajnerit Ardian Mema, drejtimin e ekipit bardheblu tashmë do ta marrë Julian Ahmataj. Sipas Balkanweb, Ahmataj do të prezantohet ditën e premte, ditë që është caktuar edhe të zhvillojë seancën e parë stërvitore me ekipin kryeqytetas.
Ky ndryshim trajneri vjen pas largimit të trajnerit Mema, i cili ka pasur dhe një kontratë goxha rigoroze me ekipin e Tiranës. Megjithatë, duket se Mema dhe Presidenti Halili e kanë kaluar këtë kleçkë dhe tashmë bardheblutë mund të vijojnë me objektivat.