Stil

“Unë të du, ti s’më do”, Elton Deda: Muzika është bërë çorap


               Publikuar në : 15:52 - 25/10/19 M S

Kantautori Elton Deda ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në programin “Këndo këngën time”, në Vizion plus”, ku gjatë intervistës shprehu keqardhjen për devijimin e këngëve gjatë ditëve të sotme. Ai u ndal tek tekstet, ku për të nuk kanë një mesazh, por vetëm një pjesës sa për të krijuar ritmin. Sipas tij, sot këngët nuk kanë më kuptim me tekste “Unë të dua, ti s’më do”, dhe se ky ndryshim ndodhi në vitet 2000 e vazhdon ende sot. Po kështu, Deda shprehu revoltën se tregu për fat të keq dikton muzikën.

“Në kohërat e sotme, është tregu që dikton muzikën, nuk dikton më muzika tregun. Është bërë një çorap i vërtet. Ne informacionin nga bota e marrim shumë më vonesë, dhe reagojmë me shumë vonesë, ndaj edhe kthesën tha i madhi Jovan Bregu e bëjmë me vonesë.

Ideja është që çorapin në tregun tonë, në tregun shqiptar flas, është bërë sigurisht pas viteve 2000, diku nga fillimi i viteve 2000. Aty ndodhi një shiftë, shumë i çuditshëm që sot nuk po e riparojmë dot.

Nuk mund ta kuptoj dot se si mund të shkoj një këngë nga fillimi deri në fund me fjalët “Unë të du, ti s’më do, unë të du ti s’më do, pse s’më do…” . Nuk mund të ketë gjëra të tilla, ne nuk jemi njerëz barbar, jemi njerëz të kultivuar. Ne shkojmë nëpër shkolla, hapim libra”, tha Elton Deda.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT