Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Google njofton për një arritje historike në teknologji

6 vjet ago
in Të Gjitha, Teknologji, W-Instant
Google njofton për një arritje historike në teknologji

Kompania Google njoftoi për një arritje historike në teknologji. Firma tha se një procesor eksperimental kuantesh ka përfunduar në pak minuta një llogaritje mjaft të komplikuar, për të cilën një super kompjuteri tradicional do t’i duheshin 10 mijë vjet.

Gjigandi i teknologjisë njoftoi të mërkurën një përparim në llogaritjet me kuante që i përkasin një brezi të ri kompjuterash. Ekspertët thonë se kjo mund të çojë në përparime të mëdha në inteligjencën artificiale, në thyerjen e kodeve, transportin dhe zhvillimin e ilaçeve.

Një kompani rivale, IBM, e vuri në diskutim një element kryesor në pretendimin e firmës Google. Megjithëse dobia e një procesori që kryen një llogaritje të vetme mund të jetë e kufizuar, kompania Google tha se ky është vetëm hapi i parë.

“Avioni i parë fluturoi vetëm 12 sekonda, dhe kjo nuk kishte asnjë zbatim praktik. Por ajo tregoi mundësinë se një aeroplan mund të fluturonte,” tha shefi ekzekutiv i kompanisë Google, Sundar Pichai. Llogaritja kuantike bazojet në fizikën kuantike dhe është një teknologji për përpunimin shumë më të shpejtë të informacionit. Kompjuterët bashkëkohorë përdorin rryma elektrike ose pulse optike që përfaqësojnë njësha ose zero të quajtura “bite”. Informacioni që përpunojnë kompjuterët e sotëm përbëhet nga vargje të gjata shifrash binare – njësha dhe zero.

Një kompjuter kuantik funksionon ndryshe. Ai përdor “qu-bite”, të cilat janë grimca nënatomike, si elektronet ose fotonet që manipulohen për të siguruar më shumë fuqi përpunimi dhe shpejtësi më të mëdha sesa ato që mund të arrihen me anë të biteve, njëshave dhe zerove. Google thotë se ka arritur “epërsinë kuantike” – zgjidhjen e një problemi përtej mundësive të kompjuterave të fuqishëm tradicionalë, një synim për të cilin po përpiqen prej kohe kompanitë e teknologjisë së lartë dhe grupet e ndryshme kërkimore.

Një kompani e tillë, IBM, e vuri në pikëpyetje pretendimin e firmës Google për epërsi kuantike, duke thënë se një kompjuter bashkëkohor mund ta kishte zgjidhur po aq mirë problemin në vetëm dy ditë e gjysmë, jo në 10 mijë vjet siç thotë Google. IBM vuri në dukje se epërsia kuantike arrihet kur “kompjuterët kuantikë mund të bëjnë gjëra që kompjuterët klasikë nuk i bëjnë dot”. IBM tha se Google nuk e ka përmbushur këtë synim, pavarësisht se kreu një “sfidë të jashtëzakonshme”, siç e quajti IBM. /VOA

Tags: arritjeGooglenjoftimteknologji

TË LIDHURA

“airBaltic” nis fluturimet direkte nga Tirana drejt Talinit dhe Vilniusit
Kultura

“airBaltic” nis fluturimet direkte nga Tirana drejt Talinit dhe Vilniusit

12:53 | 03/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Kaos në vetëdeklarimet e xhiros në Tiranë, nuk ka sistem dixhital
Media Marketing

Kaos në vetëdeklarimet e xhiros në Tiranë, nuk ka sistem dixhital

09:27 | 03/06/2025
Next Post
Artan Hoxha zbardh ‘sikletin’ e presidentit, ja çfarë ‘po gatuhet’ për të

Komentuesit 'masakrojnë' Metën për foton me nobelisten, presidenti bën lëvizjen e radhës

E anuloi për shkak të tërmeteve/ Rama rimerr takimin e punës për në New York

“Ka dhunuar nënën e bashkëshortet me të cilat ka jetuar”, ish-deputetja i 'turret' Ramës

Klevis Balliu: Majlinda Bregun nuk e njoh, Spiropali ka Skënderbeun

Klevis Balliu: Majlinda Bregun nuk e njoh, Spiropali ka Skënderbeun

JU REKOMANDOJMË

Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

18:49 | 03/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025




TË FUNDIT

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K
Sport

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

by mirseda
23:06 | 07/06/2025
0

U luajtën ditën e sotme 2 duelet e vlefshëm për Grupin K të kualifikueseve të Botërorit ku...

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

22:38 | 07/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

22:08 | 07/06/2025
Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

21:45 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com