Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar së fundmi se Beogradi nuk do ta njohë Kosovën brenda kufijve aktualë.
Vuçiç u shpreh në një intervistë për Standardin e Vienës se ka dëgjuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që BE-ja ka ndryshuar qëndrimin e saj dhe se mund të kërkonte njohje të Kosovës nga Beogradi, por kjo sipas tij nuk ka gjasa të ndodhë.
Më tej, presidenti Vuçiç tha se është e vështirë për Serbia ta njohë ndonjëherë Kosovën si një anëtare e barabartë e bashkësisë ndërkombëtare.