Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Mallikimi i politikës, që po e lë vendin prapa!

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Negociatat/ KE: Ja kur do të rifillojnë sërish diskutimet për Shqipërinë

Tersi i ka ndjekur shqiptarët në shekuj. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Shqipërua u rreshtua me Bllokun e Lindjes, ndryshe nga fqinjët e saj strategjikë si Greqia e Italia. Një zgjedhje kjo që koha tregoi se ishte e gabuara, me regjimin socialist që e çoi vendin në një prej diktaturave me të egra, me një filozofi politike që i zhveshi njerëzit nga ndjenja e pronës, shkatërroi konkurrencën dhe çdo përpjekje të një tregu të lirë, duke arritur deri në përçarjen e njerëzve me njëri-tjetrin. Rezultatet dihen tashmë.

Në fillim të viteve ’90, shansi na trokiti sërish në derë. Blloku politik ra dhe një erë e re fryu në vend. Ndryshimi ishte i shpejtë, por siç koha sërish tregoi, era ishte në favor vetëm të një pakice. Rrënjët e diktaturës kishin lënë gjurmë të thella në mungesën e kulturës së qeverisjes nga njëra anë dhe zbatimit e respektimit të ligjeve nga popullata nga ana tjetër.

Vendi renditet i pari në Evropë në të gjithë treguesit negativë, si korrupsioni, standardet e qeverisjes, të ardhurat për frymë, deri te treguesi i lumturisë i matur nga Kombet e Bashkuara. Shqiptarët, që jetojnë në një vend me burime të pafund natyrore, rezultojnë më të pakënaqurit në rajon dhe Evropë për të ardhurat për frymë, pritshmërinë për një jetë të shëndetshme, lirinë për të bërë zgjedhje në jetë dhe nivelet e perceptuara të korrupsionit.

Sot Shqipëria ndodhet sërish në një udhëkryq. Qytetarët e saj po shohin ditë pas dite të zveniten shpresat për një proces të shpejtë integrimi dhe anëtarësimi në Bashkimin Europian.

Por i kujt është faji?!

Pavarësisht problemeve të brendshme dhe kundërshtive nga anëtarët kundër zgjerimit, që sa vijnë e po shtihen, Bashkimi Evropian ka qenë gjithnjë i prirë t’i fusë brenda saj “djemtë e këqij të Bllokut”. BE e ka kuptuar me kohë se është më mirë t’i mbajë nën “kontroll” shtetet problematike të Ballkanit, sesa t’i lërë jashtë.

Nga ana tjetër, arritja më e madhe procesit të gjatë të integrimit ka qenë se i ka bërë shtetet aspiruese që të jenë më të përgjegjshme për të zbatuar parimet demokratike, për të luftuar korrupsionin dhe për të përshtatur e harmonizuar legjislacionin e standardet e funksionimit të ekonomisë me ato të BE-së. Kjo është parë dhe si fitorja më e madhe e procesit të integrimit deri tani, teksa udhërrëfyesi më i madh në këtë drejtim ka qenë dëshira e qytetarëve të saj për të qenë një ditë pjesë e BE-së.

Si një kundërpeshë ndaj besimit të ulët në qeverisje, shqiptarët janë shteti më pro evropian në rajon, me mbi 90% të tyre që besojnë se anëtarësimi në BE do të ishte pozitiv për vendin, përkundrejt 42% të serbëve. Zvenitja e kësaj shprese është goditja më e madhe që politika po u bën pas shpine qytetarëve të saj. Këta të fundit po reagojnë në heshtje, duke braktisur vendin. Për cilindo shtet evropian është e pakonceptueshme që aplikimet për azil, nga një vend në paqe, – që mund të konsiderohet pjesë e Evropës, për sa kohë ka nisur një proces të pakthyeshëm anëtarësimi, – të jenë për banorë dy herë më të larta sesa shtete që janë në luftë si p.sh., Siria.

Është e pakonceptueshme se si politika nuk arrin të gjejë gjuhën e përbashkët për të mirën e vendit, se si reforma në drejtësi nuk arrin të realizohet, pasi i futen bërryla nga të gjitha krahët. Është e pakonceptueshme se si tregtia e produkteve të paligjshme mund të lulëzojë brenda vendit dhe madje të kthehet në shqetësim për shumë vende të BE-së dhe të mos ketë asnjë përgjegjës.

Evropa e ka bërë të sajën, duke na dhënë shanse shumë herë. E thënë thjesht, e vetmja gjë që kërkon në këmbim është një politikë e përgjegjshme, ulje e korrupsionit, reformim i drejtësisë, veprime këto që në fund të fundit i sjellin më shumë dobi vendit sesa vetë BE-së. Por, fëmijët e pabindur të politikës shqiptare nuk e shohin problemin te vetja, por duan t’ia hedhin fajin të tjerëve. Për sa kohë të vazhdojë kështu, tersi dhe mallkimi i politikës do të na ndjekin të gjithëve./Monitor

Tags: bemallkiminegociatatpolitikesshqiperia

TË LIDHURA

Reagon Gjykata Kushtetuese: Dosja i kalon mbledhjes së gjyqtarëve për të vlerësuar kriteret
Aktualitet

Reagon Gjykata Kushtetuese: Dosja i kalon mbledhjes së gjyqtarëve për të vlerësuar kriteret

14:20 | 02/12/2025
Tiranë/ I moshuari gjendet i pajetë në kanalin me ujë te Bulevardi i Ri
Aktualitet

Tiranë/ I moshuari gjendet i pajetë në kanalin me ujë te Bulevardi i Ri

14:09 | 02/12/2025
Ndodh në Mirditë/ Makina e 53-vjeçares nga Tirana shkrumbohet gjatë natës, dyshimet
Aktualitet

Ndodh në Mirditë/ Makina e 53-vjeçares nga Tirana shkrumbohet gjatë natës, dyshimet

13:47 | 02/12/2025
Next Post
“Cakajn nuk e merr seriozisht njeri”, Dade: Ja kush mund ta zëvendësojë Ramën

“Cakajn nuk e merr seriozisht njeri”, Dade: Ja kush mund ta zëvendësojë Ramën

BBC citon Tusk: Bllokimi i integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë ishte një gabim

BBC citon Tusk: Bllokimi i integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë ishte një gabim

Mos ndaloni nëse një kosh plehrash ju zë rrugën! Apeli i gruas e cila tregon metodën e grabitësve

Mos ndaloni nëse një kosh plehrash ju zë rrugën! Apeli i gruas e cila tregon metodën e grabitësve







JU REKOMANDOJMË

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

18:28 | 25/11/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025




TË FUNDIT

Reagon Gjykata Kushtetuese: Dosja i kalon mbledhjes së gjyqtarëve për të vlerësuar kriteret
Aktualitet

Reagon Gjykata Kushtetuese: Dosja i kalon mbledhjes së gjyqtarëve për të vlerësuar kriteret

by mirseda
14:20 | 02/12/2025
0

Reagimi i Gjykatës Kushtetuese Në vijim të njoftimit të mëparshëm për çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës...

Tiranë/ I moshuari gjendet i pajetë në kanalin me ujë te Bulevardi i Ri

Tiranë/ I moshuari gjendet i pajetë në kanalin me ujë te Bulevardi i Ri

14:09 | 02/12/2025
Ndodh në Mirditë/ Makina e 53-vjeçares nga Tirana shkrumbohet gjatë natës, dyshimet

Ndodh në Mirditë/ Makina e 53-vjeçares nga Tirana shkrumbohet gjatë natës, dyshimet

13:47 | 02/12/2025
Bylykbashi: S’mund të funksionoje ky komision nëse s’ka Parlament normal. Gjiuknuri: Të marrin pjesë

Bylykbashi: S’mund të funksionoje ky komision nëse s’ka Parlament normal. Gjiuknuri: Të marrin pjesë

13:43 | 02/12/2025
Rama reagon sërish për Ballukun: Do të jem mbështetësi më i paepur i Reformës në Drejtësi, por…

Rama reagon sërish për Ballukun: Do të jem mbështetësi më i paepur i Reformës në Drejtësi, por…

13:36 | 02/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com