Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Odiseja e borxhit të Greqisë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Odiseja e borxhit të Greqisë

Dhjetë vjet më parë, George Papandreou, asokohe Kryeministri i sapozgjedhur i Greqisë, njoftoi para së gjithë botës se deficiti buxhetor i 2009 ishte në të vërtetë dyfishi i vlerësimeve të mëparshme. Pasi Greqia humbi aksesin në tregjet e kapitalit, ajo u detyrua që t’i kërkojë ndihmë Bashkimit Evropian dhe FMN-së.

Kriza e rëndë financiare, së bashku me uljen e shpenzimeve të kërkuara nga kreditorët, e zhytën Greqinë në një nga rëniet më të thella të përjetuara që nga periudha e Luftës së Dytë Botërore. Tani, ajo ka në krye një Kryeministër të ri, Kyriakos Mitsotakis, i cili është duke u përpjekur ta forcojë Greqinë, duke e rikthyer atë në kohërat më të mira. Edhe pse ekonomia ka shfaqur shenjat e para të rikuperimit, rritja është përsëri e dobët dhe prodhimi është gati një e katërta nën nivelin që ka qenë në 2007, shkruan The Economist.

Vendi përfundoi paketën e tij të tretë të shpëtimit vitin e kaluar, me një borxh publik prej 180% të PBB-së. Tani ai është subjekt i realizimit të një marrëveshje për lehtësimin e borxhit të arritur me kreditorët e saj evropianë. Kjo marrëveshje ishte krijuar në mënyrë që të dukej sa më e ashpër, që të merrte miratimin e veriut të Evropës, i cili e urren idenë e paketave të shpëtimit dhënë për jugun e kontinentit. Por, sipas ekspertëve, marrëveshja është jashtëzakonisht joreale.

Ndoshta ka ardhur koha që të ndalojmë të pretendojmë dhe t’i japim zgjidhje njëherë e përgjithmonë financave të Greqisë. Marrëveshja e vitit 2018 zgjati maturimin e disa prej kredive të Greqisë dhe ofron një lehtësim të normës së interesit. Në kthim, së bashku me vazhdimin e reformave, Greqia duhet të përmbushte objektivat fiskale të caktuara. Ajo duhet të ketë arritur një suficit primar (d.m.th. para pagesave të interesit) prej 3.5% të PBB-së në vit deri në vitin 2022, dhe një prej 2.2%, mesatarisht, deri në 2060. Pyetja mbi lehtësimin e borxhit nuk do të rishikohet deri në vitin 2032.

Arritja e objektivave do të ishte një fitore e vërtetë, por ama vetëm një numër shumë i vogël shtetesh kanë arritur t’i përmbushin ato. Dhe këto kanë qenë shtete shumë të pasura dhe me një ekonomi të lulëzuar. Të presësh që edhe Greqia do të arrijë të përmbushë objektiva të tillë fiskalë, në vetëm katër dekada nuk është aspak e arsyeshme. Siç thekson edhe FMN-ja, asaj do t’i duhet përfundimisht një lehtësim i borxhit real. Dhe tani që ekonomia është ende në një situatë jo të favorshme, ndoshta është rasti më i mirë për një lehtësim fiskal. Kushtet penale të marrëveshjes së vitit 2018 pasqyrojnë mosbesimin, sepse politikanët e Veriut nuk do të binin kurrë dakord për të nënshkruar një marrëveshje, e cila do ta çlironte Greqinë nga barra e rëndë e borxhit të saj. Nga ana e saj, Greqia ka shmangur një sërë reformash, me qëllim që të mundohet të ecë me të njëjtin hap të pjesës tjetër të Eurozonës.

Qeveria e mëparshme, e udhëhequr nga Siriza, një parti e majtë, u përpoq që të përmbushte objektivat fiskalë, por duke anashkaluar një pjesë të madhe të reformave që duheshin zbatuar. Bankat janë të mbushura me kredi këqija dhe struktura për t’i trajtuar ato është e paplotë. Të ardhurat nga taksat mbështeten në një bazë shumë të ngushtë. Në regjistrimin e pasurive ose zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të biznesit, raporti i Bankës Botërore “Doing Business”, e rendit Greqinë vendin e tretë nga fundi.

Por, pa dyshim që ekziston edhe një rrugëdalje. Kur grekët votuan në korrik për z. Mitsotakis, i cili ishte pro zbatimit të reformave, ata i kthyen shpinën populizmit. Kreditorët duhet ta marrin situatën në fjalë si shenjë mirëbesimi. Ata gjithashtu duhet të përcaktojnë një objektiv të ri, që, në këmbim të më shumë reformave, Greqia duhet të marrë një reduktim të borxhit të saj.
Gjatë kësaj periudhe, me kusht që Greqia të realizojë disa prej reformave më të rëndësishme, objektivat e saj të suficitit fiskal duhet të reduktohen gradualisht.

Për ta përshëndetur këtë gjest të mirë të Greqisë, BE-ja mund të japë deri në mbi 1 miliard euro në vit fitime nga një skemë e blerjes së bonove për t’i dhënë kështu Greqisë një hapësirë fiskale ekstra. Megjithatë z. Mitsotakis ka qenë shumë i ngadaltë në drejtim të përmbushjes së reformave të ndryshme. Ai duhet t’i përveshë mëngët dhe të veprojë më shumë në këtë drejtim. Z. Mitsotakis duhet të bindë veriorët se Greqia ka fituar njëfarë fleksibiliteti. Kjo nënkupton përballjen me problemet që mbështesin ekonominë. Për dhjetë vjet, qeveritë dhe kreditorët nuk janë treguar të qartë në drejtim të fatit të Greqisë, dhe kjo e fundit meriton më shumë./Monitor

Tags: borxhGreqisëMitsotakisOdiseja

TË LIDHURA

Të enjten nis muaji i Ramazanit, Veliaj: Agjërim të mbarë për të gjithë besimtarët myslimanë
Politikë

Të enjten nis muaji i Ramazanit, Veliaj: Agjërim të mbarë për të gjithë besimtarët myslimanë

22:36 | 18/02/2026
Shembet toka në Delvinë, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut
Aktualitet

Shembet toka në Delvinë, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

21:48 | 18/02/2026
Protesta e 20 shkurtit, Ambasada e SHBA: Qytetarët amerikanë të shmangin demonstratën
Politikë

Protesta e 20 shkurtit, Ambasada e SHBA: Qytetarët amerikanë të shmangin demonstratën

21:31 | 18/02/2026
Next Post
Ç’janë kutitë e zeza të avionit, dhe pse është e vështirë të gjenden 1 muaj pas aksidentit

Ç’janë kutitë e zeza të avionit, dhe pse është e vështirë të gjenden 1 muaj pas aksidentit

“Nuk është faji i Evropës, por i Edi Ramës” PD: Kryeministri të japë dorëheqjen

“Nuk është faji i Evropës, por i Edi Ramës” PD: Kryeministri të japë dorëheqjen

Protestat në Britani, shtyhet sërish Brexit

Protestat në Britani, shtyhet sërish Brexit







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Të enjten nis muaji i Ramazanit, Veliaj: Agjërim të mbarë për të gjithë besimtarët myslimanë
Politikë

Të enjten nis muaji i Ramazanit, Veliaj: Agjërim të mbarë për të gjithë besimtarët myslimanë

by mirseda
22:36 | 18/02/2026
0

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka uruar nga qelia besimtarët myslimanë për një muaj Ramazani të...

Pas daljes nga BBVK, Labinot Rexha kërcënon Leonora Jakupin!

Pas daljes nga BBVK, Labinot Rexha kërcënon Leonora Jakupin!

21:57 | 18/02/2026
Shembet toka në Delvinë, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

Shembet toka në Delvinë, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

21:48 | 18/02/2026
Protesta e 20 shkurtit, Ambasada e SHBA: Qytetarët amerikanë të shmangin demonstratën

Protesta e 20 shkurtit, Ambasada e SHBA: Qytetarët amerikanë të shmangin demonstratën

21:31 | 18/02/2026
Noka nga Bulqiza: Të gjithë bashkë për të ndalur fundin e demokracisë

Noka nga Bulqiza: Të gjithë bashkë për të ndalur fundin e demokracisë

21:12 | 18/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com