Pas refuzimit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis. Sipas tij, mos-hapja e negociatave e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE, ndikon në stabilitetin e rajonit dhe të vetë shtetit që ai drejton.
Ai shton se bllokimi i dy vendeve nuk është gjë e mirë për Greqinë, sepse sipas tij, sa më të afërta të jenë këto vende me Evropën, aq më shumë do t’u jepet mundësia të bëjnë ndryshime.
“Unë mendoj se kjo nuk është e mirë për stabilitetin e përgjithshëm të Ballkanit por nuk është mirë as për Greqinë. Arma kryesore në duart e Greqisë ka të bëjë me perspektivën evropiane të këtyre vendeve. Sa më të afërta të jenë këto vende me kursin evropian, aq më shumë do t’u jepet mundësia të bëjnë ndryshime, të merren me çështje në një nivel dypalësh”, tha kryeministri grek.