Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Spartak Ngjela: Përçarja e grupit të Hajdarit, lojë e Metës dhe PD. Presidenti ta harrojë se i shpëton shkarkimit!

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Spartak Ngjela: Përçarja e grupit të Hajdarit, lojë e Metës dhe PD. Presidenti ta harrojë se i shpëton shkarkimit!

Avokati Spartak Ngjela komentoi ditën e djeshme situatën e krijuar brenda grupit parlamentar demokrat. Në një reagim për gazetën “SOT”, Ngjela u shpreh se përçarjet e grupit parlamentar të drejtuar nga Rudina Hajdari është një lojë e pastër e presidentit Ilir Meta dhe Partisë Demokratike. Sipas tij, deputetët e opozitës parlamentare kanë mbështetjen e ndërkombëtarëve, duke shtuar se kjo është arsyeja pse PD do përçarjen e grupit. Por duke iu referuar shkarkimit të presidentit Ilir Meta, avokati u shpreh se presidenti nuk mund t’i shpëtojë dot shkarkimit, pasi 90 për qind e deputetëve opozitarë janë pro shkarkimit, ku theksoi se kjo është lojë e SHBA. “Ata janë një grup i cili ka sjellë shqetësim të të dy krahëve, edhe ish-opozitës edhe mazhorancës. Kryesorja është që 90 për qind e opozitës parlamentare ka drejtim nga Uashingtoni dhe kjo i bezdis të dy palët, por më shumë krerët e Partisë Demokratike. Kjo është njëra arsye. Tjetra është se tani do vijnë votimet e rëndësishme, siç është Gjykata Kushtetuese e cila kërkon 2/3 e votave. Për Gjykatën Kushtetuese nuk është dakord Meta se do shkojë të gjykohet te ajo. Por politika e lartë perëndimore ka vënë veton dhe kërkon me çdo kusht nga politika shqiptare ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Pikërisht këtu fillon problemi që të mos e lëmë mazhorancën që të ketë 2/3”, u shpreh Ngjela.

Detajet

Më tej avokati deklaroi se PD-LSI janë të vetmit kundër shkarkimit të Metës, pasi sipas tij, më pas fillon procesi antikorrupsion. “Pra këtu janë dy punto. Puntoja e parë është shkarkimi i Metës nga Kuvendi që kërkon 2/3 dhe puntoja e dytë është Gjykata Kushtetuese, që prapë mbyllet me Metën. Opozita jashtëparlamentare natyrisht që është me Metën, jo se e do Metën, por se fillon procesi antikorrupsion me shkarkimin e Metës, atëherë bëjnë këto lloj lojërash banale. Janë dy aspekte të cilat shqetësojnë opozitën jashtëparlamentare dhe Metën, është shkarkimi i Metës në Kuvend dhe në Gjykatën Kushtetuese”, tha Ngjela. Avokati deklaroi më tej se ndonëse mund të ketë pak deputetë të mazhorancës të cilët janë në krah të Metës, ai shtoi se sërish ata do votojnë pro shkarkimit sepse do iu kërkohet llogari nga ndërkombëtarët. “Nuk lëviz dot mazhoranca. Opozita reale në Parlament e mbështet shkarkimin e Metës. Janë rreth 90 për qind e tyre që duan shkarkimin e presidentit. Nuk ma merr mendja se janë më shumë se 6-7 deputetë të mazhorancës të cilët mund të lëvizin. Por dhe ata nuk mund të lëvizin dot se do ketë kërkesë nga ndërkombëtarët”, u shpreh Ngjela.

Drejtësia

Avokati Spartak Ngjela komentoi edhe nismën e kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi hetim për gjyqtarët dhe prokurorët e ngelur në veting. Sipas avokatit, shefi i qeverisë nuk ka akses në veting, pasi drejtohet nga ONM. Ngjela e cilësoi si një insinuatë të krijuar nga vetë kryeministri Edi Rama. “Këto janë gjëra pa vlerë. Kryeministri nuk ka akses farë në veting, sepse atë e drejton Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe aty nuk ka asnjë shqiptar. Janë insinuatë që krijon Rama për ti dhënë mundësi opozitës jashtëparlamentare të thotë që reformën në drejtësi e bën Rama. Ata janë bashkë dhe kjo është një politikë që e kuptojnë dhe breshkat”, u shpreh avokat Spartak Ngjela. /Gazeta SOT

 

Tags: MetaRudina Hajdarishkarkimi

TË LIDHURA

Patagonia bën thirrje për veprime të menjëhershme për Lumin Vjosa, ja çfarë e kërcënon Parkun Kombëtar
Aktualitet

Patagonia bën thirrje për veprime të menjëhershme për Lumin Vjosa, ja çfarë e kërcënon Parkun Kombëtar

22:45 | 17/07/2025
Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë
Shqipëria

Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë

22:07 | 17/07/2025
Takimet speciale në burgje, kush ka të drejtë të takojë të dënuarin? Flasin ish-Drejtorët
Aktualitet

Takimet speciale në burgje, kush ka të drejtë të takojë të dënuarin? Flasin ish-Drejtorët

22:04 | 17/07/2025
Next Post
Borxhi i Serbisë ndaj pensionistëve të Kosovës arrin në miliarda euro, zbulohet shifra e frikshme

Borxhi i Serbisë ndaj pensionistëve të Kosovës arrin në miliarda euro, zbulohet shifra e frikshme

Tensionohet situata në Shkozë, policia rrethon banesat

Tensionohet situata në Shkozë, policia rrethon banesat

“Kanë ardhur me skafandra, kujtova se kishte alarm për bombë”, terror tek banorët e Shkozës

“Kanë ardhur me skafandra, kujtova se kishte alarm për bombë”, terror tek banorët e Shkozës

JU REKOMANDOJMË

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Patagonia bën thirrje për veprime të menjëhershme për Lumin Vjosa, ja çfarë e kërcënon Parkun Kombëtar
Aktualitet

Patagonia bën thirrje për veprime të menjëhershme për Lumin Vjosa, ja çfarë e kërcënon Parkun Kombëtar

by mirseda
22:45 | 17/07/2025
0

Dy vjet pas përcaktimit të tij historik si parku i parë kombëtar i lumit të egër në...

Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë

Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë

22:07 | 17/07/2025
Takimet speciale në burgje, kush ka të drejtë të takojë të dënuarin? Flasin ish-Drejtorët

Takimet speciale në burgje, kush ka të drejtë të takojë të dënuarin? Flasin ish-Drejtorët

22:04 | 17/07/2025
Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?

Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?

21:55 | 17/07/2025
Flakë edhe në Borsh, zjarrfikësit shmangin djegien e shtëpive afër kalasë

Flakë edhe në Borsh, zjarrfikësit shmangin djegien e shtëpive afër kalasë

21:42 | 17/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com