Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Ajo që hanë dhe pinë meshkujt, mund të ndikojë në shëndetin e fëmijëve të tyre

6 vjet ago
in Stil, Të Gjitha, TT, W-Instant
Ajo që hanë dhe pinë meshkujt, mund të ndikojë në shëndetin e fëmijëve të tyre

Nga Judith Finlayson “The Washington Post”

Kur vajza ime mbeti shtatzënë me nipin tim vitin e kaluar, ajo pushoi së piri duhan. Nga ana tjetër bashkëshorti i saj, ishte i lirë të kthente hera-herës ndonjë gotë apo të pinte ndonjë cigare nëse donte. Besimi se një grua shtatzënë, është përgjegjësja kryesore për mirëqenien e fetusit të saj, mirëkuptohet me lehtësi.

Një fetus është i lidhur me nënën e tij. Faktorë të shumtë, si gjendja fizike dhe mendore e një nëne, ekspozimi ndaj toksinave, dhe fakti nëse nëna e ardhshme ushqehet mirë, njihen prej kohësh si përcaktues të shëndetit të fëmijës së porsalindur. Megjithatë, roli i babait në lindjen e një fëmije të shëndetshëm, është marrë rrallë në konsideratë.

Dhe kjo është për të ardhur keq, pasi shkenca po tregon që baballarët luajnë një rol më domethënës sesa mendohej më parë mbi shëndetin e fëmijës. Prandaj, që të dy prindërit duhet të fillojnë të mendojnë mbi atë që hanë, dhe si të kenë një stil jete të shëndetshme, përpara se të vendosin të ngjizin një fëmijë.

Roli i babait në procesin e riprodhimit, ka qenë tradicionalisht i përqendruar në periudhën e para-ngjizjes, pra nëse në se sperma e tij ishte mjaftueshëm pjellore për të fekonduar vezën e femrës. Por dekadat e fundit, për shkak të një rënie të ndjeshme të numrit të spermatozoideve, shqetësime të tilla janë më të zhvendosura në kohë.

Helmet mjedisore, sidomos kimikatet që gjenden shpesh në sende të zakonshme si produktet e kujdesit personal dhe kontejnerët plastikë, mund të kontribuojnë në infertilitetin mashkullor. Zakonet e jetesës si pirja e duhanit dhe konsumimi i tepërt i alkoolit, apo një dietë e varfër ushqimore, lidhet gjithashtu me qëndrueshmërinë e spermës.

Çështja është, a ka numri i ulët i spermatozoideve ndonjë ndikim në rezultatin e shtatzënisë? Përgjigja është po. Për shembull, ne e dimë që spermatozoidi ndihmon në përcaktimin e cilësisë së placentës, një faktor kryesor në zhvillimin e fetusit. Ndërkohë një spermë me probleme rrit ndjeshëm gjasat e abortit. Ndoshta sepse dihet që përmban nivele të larta të radikalëve të lira.

Për më tepër, falë epigjenetikës, ne po mësojmë se sperma e njeriut mund të mbajë “kujtime biologjike” të anomalive që mund të transferohen tek pasardhësit. Një shumëllojshmëri  ndikimesh mjedisore (stresi, ekspozimi toksik dhe ushqimi i dobët janë 3 kryesoret), shkaktojnë ndryshime jo tek vetë gjenet, por tek mënyra se si ato shprehen.

Këto ndryshime, të njohura si modifikime epigjenetike, lënë shenja kimike në gjenet që transferohen në gjeneratat e ardhshme përmes qelizave të spermës (dhe vezëve). Ky proces njihet si trashëgimi epigjenetike transgjeneruese. Studimet më të hershme mbi këtë fushë, janë kryer nga epidemiologu suedez Lars Bigren. Në vitin 2001, ai përdori të dhënat historike nga vendlindja e tij, Overkaliks, për të zbuluar një lidhje intriguese midis agjërimit, urisë dhe shëndetit afatgjatë të burrave.

Bigren tregoi se meshkujt, gjyshërit e të cilëve hanin me tepri në vitet pak para pubertetit, vdisnin 6 vjet më shpejt se sa ata, gjyshërit e të cilëve përjetuan periudha urie në të njëjtën moshë. Ndërkohë, bashkë me gjenetistin britanik, Markus Pembri, ai tregoi se të rinjtë që pinin duhan pak para pubertetit, ngjiznin djem që kishin më shumë gjasë të ishin mbipeshë, duke filluar që në adoleshencë.

Në të dyja studimet, faktori kohë ishte shumë i rëndësishëm. Djemtë ishin pikërisht në moshën kur po formoheshin spermatozoidet. Studimet treguan ndërkohë, se teprimi me ushqimin apo ekspozimi ndaj toksinave në këtë fazë kyçe të zhvillimit të njeriut, kishte krijuar një ”kujtesë biologjike” në qelizat e spermës, e cila mund të transmetohej tek brezat e ardhshëm.

Studimet mbi urinë, ofrojnë ndërkohë dëshmi të trashëgimisë epigjenetike transgjenerative. Për shembull, të dhënat nga një studim kinez, tregojnë se uria rriste rrezikun e pasjes së nivelit të lartë të sheqerit në gjak dhe diabetin e Tipit 2, jo vetëm tek njerëzit që kishin qenë në mitër gjatë kohës së urisë, por edhe pasardhësve të tyre.

Një e dhënë tjetër interesante në këtë studim, është se meshkujt e ekspozuar ndaj urisë, ishin gati po aq të predispozuar sesa gratë e ekspozuara nga uria, për të kaluar rrezikun e hiperglicemisë edhe tek pasardhësit e tyre. Shkalla rritej në 11.3 për qind, kur të dy prindërit kishin përjetuan urinë që kur ishin ende një fetus.

Kur burrat plaken, ndryshojnë edhe modelet epigjenetike në spermën e tyre. Një studim i vitit 2018, mbi më shumë se 40 milionë lindje, zbuloi se kur baballarët ishin më të mëdhenj se 45 vjeç, fëmijët e tyre kishin 14 për qind më shumë të ngjarë të lindnin para kohe, dhe të kishin një peshë të ulët të lindjes (që mendohet se është një faktor rreziku për sëmundje kronike më vonë gjatë jetës).

Ndryshimet epigjenetike të spermës, mund të ndihmojnë edhe në shpjegimin, se përse baballarët më të vjetër në moshë, kanë më shumë të ngjarë të ngjizin fëmijë me çrregullime neurologjike, sikurse është çrregullimi i spektrit të autizmit./ TIRANA TODAY

Tags: femijevehanëmeshkujtndikojëpinëshendetin

TË LIDHURA

Pse nuk duhet ta ruajmë vajin e ullirit në raftet nën lavaman?
Kuriozitete

Pse nuk duhet ta ruajmë vajin e ullirit në raftet nën lavaman?

17:33 | 03/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Mungesa e komunikimit: 10 sjellje që ‘e heshtin’ dashurinë
Kuriozitete

Mungesa e komunikimit: 10 sjellje që ‘e heshtin’ dashurinë

20:58 | 30/05/2025
Next Post
Po reformës në drejtësi, po qeverisë tranzitore e reformës politike

A dështoi Evropa me Ballkanin Perëndimor?

Basha: Po përdoret sektori i ndërtimit për të financuar dhe pastruar paratë e fituara nga aktivitete të paligjshme

Basha rikthen sloganin “Koha për ndryshim”

Jepet vendimi final për prokurorin Besim Hajdarmataj

Jepet vendimi final për prokurorin Besim Hajdarmataj

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Format e trupit të Kylie Jenner që frymëzojnë
Showbizz

Format e trupit të Kylie Jenner që frymëzojnë

by mirseda
22:55 | 03/06/2025
0

Kylie Jenner është një personalitet i njohur amerikan, modele, sipërmarrëse dhe yll i medias sociale. Ajo u...

Ish banorja e “BBA” bëhet nënë për herë të dytë: Lumturia pa filtra!

Ish banorja e “BBA” bëhet nënë për herë të dytë: Lumturia pa filtra!

22:30 | 03/06/2025
Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

22:27 | 03/06/2025
Zbulohet arma pistoletë stilolaps me të cilën u plagos 15-vjeçari te piceri “Fantazia”

Zbulohet arma pistoletë stilolaps me të cilën u plagos 15-vjeçari te piceri “Fantazia”

22:25 | 03/06/2025
Policia e Kosovës kryen bastisje në operacionin anti-drogë, arreston 22 persona

Policia e Kosovës kryen bastisje në operacionin anti-drogë, arreston 22 persona

21:42 | 03/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com