Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

“Largimi i Rudina Hajdarit”/ Deputeti letër Ruçit: Nëse ajo ikën, ikim edhe ne

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Largimi i Rudina Hajdarit”/ Deputeti letër Ruçit: Nëse ajo ikën, ikim edhe ne

Pas lajmit për largimin e Rudina Hajdarit nga posti i kryetares së Grupit Parlamentar të PD-së, ka ardhur edhe reagimi i deputetit të këtij grupi, Halit Valteri.

Përmes një postimi në Facebook, Valteri thekson se nuk ka asnjë shkarkim apo zëvendësim të kryetarit të Grupit Parlamentar.

Valteri ka publikuar një shkresë drejtuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Rucit, në të cilën thuhet se nëse ky vendim qëndron, ai do të largohet nga Grupi bashkë me disa kolegë të tjerë.

Kujtojmë se deputeti Korab Lita postoi pak më parë në Facebook, dokumentin me firmat e shtatë deputetëve, mes të cilëve edhe Halit Valteri, për ndryshimet në Grupin e PD, në të cilin rezultonte se ai ishte zgjedhur kryetar, ndërsa Valteri nënkryetar.

Postimi i plotë i Halit Valterit:

Në gojë të të marrit gjejmë farën e kryelartësisë, thoshte nënokja ime, por të urtët e ruajnë gjithmonë gjuhën. Por të marrin s’ke nga ta kapësh, është i paparashikueshëm! Ti e hekuros në një krahë, ai të rrudhoset në krahë tjetër. I marri bëhet kryetar vendi, kont, dukë, pse jo edhe mbret… vetëm për pak sekonda, derisa mbreti del cullak.

Gjithsesi në sqarim të opinionit publik, marrë përgjegjësinë si nënkryetar i grupit parlamentar të deklaroj, se ne kryetar të marrë nuk kemi, e as që do të kemi ndonjëherë. E nëse ky vendim nuk u pëlqen të marrëve, që gjejnë lloj lloj metodash për tu faktorizuar për disa minuta, me lumturimë të thellë u them, se nuk ka asnjë shkarkim apo zëvendësim të kryetarit të grupit parlamentar.

Klithjet e fundit për të devijuar kauzën e ndryshimit të sistemit zgjedhor, apo britmat kundër Reformës në Drejtësi, në “dobi” të disa aktorëve të tjerë brenda apo jashtë Parlamentit, nuk mund të pastrojnë apo mbrojnë kurrësesi imazhin e grupit të kolltukofagëve 30 vjeçar, që vazhdojnë e nginjen në plagë të infektuara, duke bërë pazare në kurriz të Shqipërisë. Për sqarim të kolltukofagëve, Grupi Parlamentar Demokrat ka një kauzë dhe ajo është më e SHENJTË, se secili emër që mund ta drejtojë këtë grup.

Patjetër që ka debat konstruktiv brenda grupit, por kurrë s’do të pranojmë të bëhemi peng të askujt, që u pasurua duke varfëruar, e që sot kërkon të mbrojë milionat me votat e atyre që i larguan. Për të gjithë ata të cilët janë shqetësuar nga një status që qarkulloi në rrjetet sociale, dua t’i shpjegoj, se parlamenti është institucion dhe si i tillë funksionon me shkresa, jo me statuse FB-je!

Tags: Gramoz Ruçigrupi parlamentar i pdHalit ValteriKorab LitaRudina Hajdari

TË LIDHURA

Tjetër aksident në autostradën Lushnje Fier
Aktualitet

Tjetër aksident në autostradën Lushnje Fier

21:39 | 05/08/2025
Reshjet e shiut përmbytin rrugët e Vlorës, bashkia shpall gjendjen e emergjencës
Aktualitet

Reshjet e shiut përmbytin rrugët e Vlorës, bashkia shpall gjendjen e emergjencës

19:15 | 05/08/2025
Vrasja e Santiago Malkos, dënohen me 35 vite burg dy të pandehurit
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

17:42 | 05/08/2025
Next Post
Mbyllet pjesa e parë, Shqipëria shpartallon Moldavinë

Mbyllet pjesa e parë, Shqipëria shpartallon Moldavinë

Maqedoni/ Zv. Ministri i Shëndetësisë merr 1000 euro për operacionin e prostatës, 100 euro për synetllëk

Maqedoni/ Zv. Ministri i Shëndetësisë merr 1000 euro për operacionin e prostatës, 100 euro për synetllëk

Marsida rrëfen detaje nga krimi, si u qëllua për vdekje Dritan Haxholli brenda banesës së saj

Marsida rrëfen detaje nga krimi, si u qëllua për vdekje Dritan Haxholli brenda banesës së saj

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

16:59 | 28/08/2019




TË FUNDIT

Romancë mbretërore! Princ Leka nuk kursehet për Blertën, mbulon jahtin luksoz me trëndafila
Showbizz

Romancë mbretërore! Princ Leka nuk kursehet për Blertën, mbulon jahtin luksoz me trëndafila

by mirseda
22:39 | 05/08/2025
0

Princ Leka dhe Blerta Celibashi po shijojnë disa ditë pushimi së bashku, larg zhurmës së jetës publike....

Presidentja Vjosa Osmani merr letër nga Presidenti Trump

Presidentja Vjosa Osmani merr letër nga Presidenti Trump

22:35 | 05/08/2025
“Arrita në shtëpi”, Dua Lipa nis pushimet në jug të Shqipërisë pas “Sunny Hill”

“Arrita në shtëpi”, Dua Lipa nis pushimet në jug të Shqipërisë pas “Sunny Hill”

22:33 | 05/08/2025
60-vjeçari humb jetën gjatë gare, duke tentuar rekordin e shpejtësisë prej 455 km/h

60-vjeçari humb jetën gjatë gare, duke tentuar rekordin e shpejtësisë prej 455 km/h

22:29 | 05/08/2025
Djali i Thaçit shpërndan ftesën për protestën e 7 gushtit

Djali i Thaçit shpërndan ftesën për protestën e 7 gushtit

21:55 | 05/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com