Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

DASH urdhëron ambasadorin amerikan në BE të mos dëshmojë në Kongres

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
DASH urdhëron ambasadorin amerikan në BE të mos dëshmojë në Kongres

Administrata e Presidentit Donald Trump urdhëroi të martën ambasadorin amerikan në Bashkimin Evropian Gordon Sondland, që të mos paraqitet përpara Kongresit për t’u marrë në pyetje lidhur me komunikimet mes Trump dhe zyrtarëve ukrainas që janë bërë shkak për një hetim për shkarkimin e presidentit.

Tre komisione të Dhomës së Përfaqësuesve kishin planifikuar të merrnin në pyetje të martën në mëngjes Sondland në seanca me dyer të mbyllura. Por avokati i Sondland tha se një urdhër i Departamentit të Shtetit e detyroi klientin e tij të mos paraqitej. “Ai është ambasador në detyrë dhe punonjës i Departamentit të Shtetit dhe duhet të zbatojë urdhrin e tyre”, tha avokati i tij Robert Luskin.

Seanca me dyer të mbyllura ishte pjesë e hetimit për ngritjen e akuzave ndaj Presidentit Trump. Në një reagim kryetari i Komisionit të Zbulimit në Dhomën e Përfaqësuesve Adam Schiff tha se Departamenti i Shtetit nuk po i jep Kongresit mesazhet e ambasadorit amerikan në Bashkimin Evropian që siç tha ai janë të rëndësishme për hetimin.

“Kongresi jo vetëm që po privohet nga dëshmia e tij, por ne jemi gjithashtu në dijeni se ambasadori ka mesazhe telefonike dhe e-maile në një pajisje personale, që i është dhënë Departamentit të Shtetit, megjithëse ne i kemi kërkuar të na i japë. Departamenti i Shtetit nuk po lejon që ne t’i marrim ato”, u tha Adam Schiff gazetarëve. “Ato mesazhe janë shumë të rëndësishme për hetimin për ngritjen e akuzave për shkarkimin e Presidentit”, shtoi zoti Schiff.

Në një postim në twitter që pasoi këtë zhvillim presidenti shkruante: “Do të doja ta dërgoja ambasadorin Sondland për të dëshmuar, një njeri me të vërtetë të mirë dhe amerikan i madh, por për fat të keq ai do të dëshmonte përpara një gjykate krejtësisht të kompromentuar, që injoron standardet e drejtësisë e të ligjit, ku të drejtat e republikanëve janë hequr dhe ku faktet nuk lejohen për publikun”.

Të hënën Presidenti Trump e kritikoi sërish hetimin duke e quajtur “një skemë mashtruese” të demokratëve, të cilët siç tha, nuk duan që ai të fitojë një mandat të dytë si president. Sondland është bërë një figurë e rëndësishme e hetimit që po kryen Kongresi, për shkak të përpjekjeve të tij që Ukraina të angazhohej në hetimin e kundërshtarit të mundshëm të zotit Trump në garën presidenciale, ish-nënpresidentin Joe Biden dhe djalin e tij, Hunter Biden.

Sipas ankesës së një informatori, e cila nxiti hetimin ndaj Presidentit, thuhet se një ditë pas bisedës telefonike të zotit Trump me Presidentin e Ukrainës Zelenskiy, zoti Sondland dhe Kurt Volker i cili ishte i dërguar i posaçëm amerikan në Ukrainë, u takua me udhëheqësin e Ukrainës e figura të tjera politike.
Informatori shkruan se sipas bisedave të zbardhura të atyre takimeve e të rrëfyera nga zyrtarë amerikanë “ambasadorët Volker e Sondland i kanë këshilluar udhëheqësit ukrainas se si t’u “qaset” kërkesave që Presidenti i kishte bërë atij.

Duke folur për gazetarët të hënën në Shtëpinë e Bardhë, zoti Trump përsëriti se biseda e tij me zotin Zelenskiy ishte “perfekte”. Në përgjigje të interesimit të gazetarëve, presidenti tha se nuk ndihej i shqetësuar nga njoftimet për një informator të dytë mbi këtë çështje. Zoti Trump tha gjithashtu se telefonata e tij me udhëheqësin e Ukrainës ishte “miqësore” duke shtuar se nuk kishte pasur “presion”.

Komisionet e Zbulimit, Punëve të Jashtme dhe Mbikëqyrjes të Dhomës së Përfaqësuesve që janë në krye të hetimit, kanë zhvilluar seanca dëgjimore dhe kanë bërë kërkesa zyrtare për dokumente nga anëtarët e administratës Trump dhe avokati personal i presidentit, Rudy Giuliani. Të hënën ata lëshuan një kërkesë të re drejtuar sekretarit të Mbrojtjes Mark Esper dhe drejtorit në detyrë të zyrës së menaxhimit dhe buxhetit Russell Vought për dorëzimin deri më 15 tetor të dokumenteve në lidhje me vendimin e zotit Trump për të ndaluar ndihmën ushtarake për Ukrainën. Një pjesë e hetimit përfshin shqyrtimin nëse vendimi i zotit Trump për të ndaluar ndihmën ushtarake për Ukrainën ishte i lidhur me kërkesën e tij për një hetim ndaj Joe Bidenit dhe djalit të tij. /VOA

Tags: ambasadoramerikanbedash

TË LIDHURA

Plani për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Trump telefonatë me Starmer, Merz e Rutte: Do të takohem personalisht me Putinin
Bota

Plani për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Trump telefonatë me Starmer, Merz e Rutte: Do të takohem personalisht me Putinin

22:54 | 06/08/2025
‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bejnë kërdinë në këtë vend, raportohet për disa persona të zhdukur
Bota

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bejnë kërdinë në këtë vend, raportohet për disa persona të zhdukur

22:15 | 06/08/2025
Mijëra njerëz kalojnë natën e dytë pa energji elektrike në vendin e goditur nga stuhia “Floris”
Bota

Mijëra njerëz kalojnë natën e dytë pa energji elektrike në vendin e goditur nga stuhia “Floris”

19:33 | 06/08/2025
Next Post
Vetëvendosja dhe vetëndjerja në pushtet

Vetëvendosja dhe vetëndjerja në pushtet

Vendimi për Shqipërinë/ Parlamenti holandez nis diskutimet për negociatat

Vendimi për Shqipërinë/ Parlamenti holandez nis diskutimet për negociatat

Familja e mendonte vajzën të vdekur. Dëshmitari: E kemi parë me kunatin, mund të jenë martuar bashkë

Familja e mendonte vajzën të vdekur. Dëshmitari: E kemi parë me kunatin, mund të jenë martuar bashkë

JU REKOMANDOJMË

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

21:00 | 26/07/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

16:59 | 28/08/2019




TË FUNDIT

Plani për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Trump telefonatë me Starmer, Merz e Rutte: Do të takohem personalisht me Putinin
Bota

Plani për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Trump telefonatë me Starmer, Merz e Rutte: Do të takohem personalisht me Putinin

by mirseda
22:54 | 06/08/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump raportohet se u tha udhëheqësve evropianë në një telefonatë sot se planifikon të...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bejnë kërdinë në këtë vend, raportohet për disa persona të zhdukur

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bejnë kërdinë në këtë vend, raportohet për disa persona të zhdukur

22:15 | 06/08/2025
Rregullat doganore për udhëtarët, ja kufijtë për mallrat personale pa detyrime

Rregullat doganore për udhëtarët, ja kufijtë për mallrat personale pa detyrime

22:03 | 06/08/2025
“Jam elektron i lirë, jo njeri i karrigeve”,Kokalari rrëfen përplasjet me Berishën

“Jam elektron i lirë, jo njeri i karrigeve”,Kokalari rrëfen përplasjet me Berishën

21:45 | 06/08/2025
Ndërron jetë nëna e Brad Pitt

Ndërron jetë nëna e Brad Pitt

21:16 | 06/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com