Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Meta nga Estonia: Me Ramën jam në rregull, me të s’kam probleme!

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Meta nga Estonia: Me Ramën jam në rregull, me të s’kam probleme!

Presidenti Ilir Meta ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, gjatë një interviste të dhënë për televizionin shtetëror të Estonisë. I pyetur për raportet që ka me Ramën, Meta u shpreh se nganjëherë kryeministri ka vështirësi për të bashkëjetuar në harmoni me demokracinë, me pluralizimin politik dhe me zgjedhjet e lira e të ndershme.

Duke folur për negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Evropian, Meta tha se “Holanda dhe Franca të ndjekin shembullin e Gjermanisë”. Presidenti ka folur edhe për mungesën e Gjykatës Kushtetuese, për të cilën ka thënë se shpreson se së shpejti do të ngrihet dhe do të marrë vendimet e duhura.

Intervista e presidentit Ilir Meta:

Mirë se vini në programin tonë, Zoti President Meta!

Ju faleminderit për ftesën!

Ju tani nuk keni një Gjykatë Kushtetuese funksionuese në vendin tuaj apo  jo?

Ky është një tjetër problem, por shpresojmë që në muajt e ardhshëm do ta kemi Gjykatën Kushtetuese dhe që ajo do të marrë vendimet e duhura e të drejta.

Ka një ngërç mes Parlamentit të Shqipërisë dhe Institucionit të Presidentit. Ju duhet të emëroni gjyqtarët për në Gjykatën Kushtetuese dhe duket sikur kjo gjë është tepër e vështirë. Si mendoni ta tejkaloni këtë ngërç?

Presidenti Meta: Ky është një ngërç i kanalizuar gjatë zbatimit të reformës në drejtësi, që u votua në mënyrë unanime tre vjet më parë, kur unë isha Kryetar i Parlamentit dhe kur ne ia dolëm mbanë të arrinim një konsensus me të gjitha partitë parlamentare. Por gjatë zbatimit të reformës në drejtësi përjetuam disa probleme, por shpresoj që së shpejti do t’ia dalim mbanë për të pasur një Gjykatë Kushtetuese funksionuese.

Gjithashtu, edhe për ta çuar reformën gjyqësore përpara në drejtimin e duhur.

Gjithsesi, kur shikoj zgjedhjet vendore, të cilat u sunduan nga një parti e vetme, ku votuesit nuk kishin ndonjë zgjedhje, kur kam parasysh faktin se ju nuk keni një Gjykatë Kushtetuese funksionuese, çfarë tregojnë të gjitha për shëndetin e demokracisë në Shqipëri?

Nuk është se po kalojmë çastet më të shkëlqyera të demokracisë në Shqipëri.

Po me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama si po ia kaloni? A merreni vesh mirë me të?

Presidenti Meta: Me të jam në rregull dhe nuk kam probleme. Nganjëherë ai ka vështirësi për të bashkëjetuar në harmoni me demokracinë, me pluralizimin politik dhe me zgjedhjet e lira e të ndershme, por këto janë themelet për një vend demokratik dhe europian.

Vetëm disa muaj më parë ai tha se Shqipëria nuk është gati të anëtarësohet në Bashkimin Europian, sepse institucionet e saj politike nuk janë edhe aq fort të zhvilluara në të tashmen?

Kjo është arsyeja më e mirë që ai duhet të përpiqet edhe më shumë për të ndihmuar vendin, për të rivendosur rendin kushtetues dhe demokratik.

Javën e ardhshme ju shpresoni që të merrni një ftesë për të filluar bisedimet e anëtarësimit. Kam një ndjesi se Bashkimi Europian është paksa i lodhur nga krizat e veta të brendshme. E pse i duhet që të importojë një krizë si ajo që po përjeton vendi juaj me demokracinë?

Edhe kriza jonë, ajo së cilës ju i referoheni, kjo e demokracisë në Shqipëri, po e pasqyron këtë krizë të brendshme të Bashkimit Europian, sepse ata mund të jenë më tepër ndihmues për ta shmangur këtë situatë krize. Ata mund të jenë më shumë të paanshëm dhe më të përkushtuar për të mundësuar dialogun politik mes të dyja palëve. Sidoqoftë, pse Bashkimi Europian duhet t’i mbajë dyert e saj hapur për zgjerimin përkundrejt Shqipërisë? Sepse Ballkani është shumë jetësor për qëndrueshmërinë, sigurinë dhe të ardhmen e Bashkimit Europian. Dhe mbajtja hapur e dyerve të zgjerimit për Shqipërinë, për Maqedoninë e Veriut, e cila e meriton plotësisht si dhe për vendet e tjera, që shpresojnë të vazhdojnë në këtë rrugëtim, mendoj se ky do të ishte një investim për qëndrueshmërinë dhe sigurinë e këtij rajoni, që ka qenë dhe do të jetë shumë jetësor për qëndrueshmërinë e mbarë kontinentit.

Ka disa vende tepër skeptike: Holanda, Francë, madje edhe Greqia, që nuk janë edhe aq shumë entuziaste për të nisur bisedimet e anëtarësimit me vendin tuaj. Si e mund t’i bindni këto vende?

Do të sugjeroja që këto vende duhet të ndjekin shembullin e Gjermanisë, nëse ende do të kenë një dozë skepticizmi apo rezerva për çështje të caktuara. Mendoj se Bundestagu mori një vendim tepër të drejtë dhe të arsyeshëm për t’i thënë ‘Po!’ hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë,por gjithashtu duke pasur një udhërrëfyes të qartë se si do të vazhdojë më tej ky proces.

 

Tags: EstoniMetarama

TË LIDHURA

BIRN: Kuvendi rinis punën duke i hequr fjalën opozitës
Aktualitet

BIRN: Kuvendi rinis punën duke i hequr fjalën opozitës

18:48 | 29/05/2025
“Dy të akuzuar për ndërtime pa leje në plazhin e Gjipesë”
Aktualitet

“Dy të akuzuar për ndërtime pa leje në plazhin e Gjipesë”

18:00 | 29/05/2025
Përfundon etapa e katërt e rrethit të 82-të çiklistik në Vlorë
Aktualitet

Përfundon etapa e katërt e rrethit të 82-të çiklistik në Vlorë

17:57 | 29/05/2025
Next Post
Jennifer Lopez paditet 150 mijë dollarë/ Arsyeja

Jennifer Lopez paditet 150 mijë dollarë/ Arsyeja

Zgjedhjet në Kosovë/ Del zyrtarisht rezultati përfundimtar, ja kush fitoi

Zgjedhjet në Kosovë/ Del zyrtarisht rezultati përfundimtar, ja kush fitoi

Ardi Veliu “kontroll” në Elbasan, i bën analizën vjetore Policisë

Ardi Veliu “kontroll” në Elbasan, i bën analizën vjetore Policisë

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Ronaldo para finales së Champions: Zemra ime rreh fort për Interin, kam besim
Sport

Ronaldo para finales së Champions: Zemra ime rreh fort për Interin, kam besim

by mirseda
18:53 | 29/05/2025
0

Legjenda e futbollit, Ronaldo ka folur së fundmi për finalen e Champions League Inter-PSG. Ronaldo, i cili...

BIRN: Kuvendi rinis punën duke i hequr fjalën opozitës

BIRN: Kuvendi rinis punën duke i hequr fjalën opozitës

18:48 | 29/05/2025
Autori vdes mes flakëve, pesë adoleshentë vriten dhe katër të tjerë plagosen

Autori vdes mes flakëve, pesë adoleshentë vriten dhe katër të tjerë plagosen

18:05 | 29/05/2025
“Dy të akuzuar për ndërtime pa leje në plazhin e Gjipesë”

“Dy të akuzuar për ndërtime pa leje në plazhin e Gjipesë”

18:00 | 29/05/2025
Përfundon etapa e katërt e rrethit të 82-të çiklistik në Vlorë

Përfundon etapa e katërt e rrethit të 82-të çiklistik në Vlorë

17:57 | 29/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com