Mbyllet zyrtarisht numërimi i votave në Kosovë, ku Vetëvendosja ka dalë forcë e parë. Vetëvendosja e Albin Kurtit rezulton forcë e parë politike. Ajo mori 202 mijë e 968 vota, ose 25.48%. Forca e dytë, LDK mori 197 mijë e 702 vota, ose 24.82%.
Në bazë të këtyre rezultateve, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është e treta, e cila ka arritur t’i marrë 169 mijë e 211 vota, ose 21,24 për qind.
Koalicioni AAK-PSD ka arritur të marrë vetëm 92 mijë e 149 vota, ose 11.57 për qind.
Lista Serbe 52 mijë e 620 vota, ose 6.61 për qind.
NISMA – AKR – PD, 39 mijë e 495 vota, 4.96 për qind.