Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

U dëmtuan nga tërmeti, nis rehabilitimi i tre shkollave në Durrës

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
U dëmtuan nga tërmeti, nis rehabilitimi i tre shkollave në Durrës

Vodafone Albania i përgjigjet emergjencës humanitare të shkaktuar nga tërmeti, që goditi Shqipërinë qendrore, dy javë më parë. Pas vlerësimit të dëmeve, Vodafone Albania dhe Fondacioni i saj vendosën të dhurojnë 50.000 Euro për rehabilititimit e 3 shkollave në Durrës, projekt i cili do të realizohet nga World Vision Albania.

Shkolla 9 vjeçare “Neim Babameto” në Spitallë, Shkolla 9 vjeçare “Hasan Koçi” në Shkozet, dhe Shkolla 9-vjeçare “Shkolla e Re”, në zonën e Kënetës, u dëmtuan ndjeshëm nga lëkundjet që tronditën Tiranën dhe Durrësin, gjatë muajit të kaluar.  Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Achilleas Kanaris, Drejtoresha e World Vision Albania Eljona Elmazi, vizituan shkollat ​​të hënën, ku verifikuan nga afër dëmet dhe  domosdoshmërinë e ndërhyrjes.

Pas vizitave në terren, përfaqësuesit e Vodafone dhe World Vision u pritën në një takim edhe nga Kryetarja e Bashkisë Durrës, Valbona Sako e cila shprehu mirënjohje për mbështetjen.

“Ne e vlerësojmë sinqerisht angazhimin e Vodafone dhe World Vision për të vepruar në një moment të vështirë për qytetin tonë. Tërmetet janë ndodhi natyrore që nuk i zgjedhim por ndodhin, dhe njerëzit që u prekën prej tërmetit të ditëve më parë, kanë nevoja, dhe së bashku mund t’i ndihmojmë” – tha Sako.

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone, Achilleas Kanaris deklaroi:

“Në momente të tilla, nevoja për të ndërhyrë dhe për të dhënë një kontribut të çdo lloji, ka qënë dhe mbetet prioritet për kompaninë tonë. E vërtetë që fatkeqësitë natyrore janë jashtë mundësive tona për t’i parandaluar, por ne mund të mundësojmë që pasojat që ato lënë pas, të korrigjohen sa më shpejt dhe fëmijët të mos humbin asnjë ditë larg bankave të shkollës. Të mësuarit është e vetmja gjë për të cilën duhet të mendojnë fëmijët, të tjerat na takojnë ne”.

“Partneriteti mes institucioneve shtetërore, bizneseve dhe organizatave të shoqërisë civile është thelbësor për të përmirësuar jetën e fëmijëve dhe ofrimit të shërbimeve të nevojshme dhe cilësore për ta,”- u shpreh Eljona Boçe Elmazi, drejtoresha e World Vision për Shqipërinë dhe Kosovën.

Vodafone Albania dhe fondacioni i saj kanë një histori të gjatë kontributi shoqëror në vend. Përgjatë viteve, përveç investimeve në sektorin e telekomunikacionit, Vodafone gjithmonë i ka kushtuar një vëmendje të veçantë emergjencave civile, duke u përpjekur të ofrojë ndihmën e saj në komunikim, financim dhe madje edhe burime njerëzore.

Tags: dëmtuandurresnisrehabilitimishkollavetermetitre

TË LIDHURA

Tiranë/ Polici i dehur shkakton aksident, një grua dërgohet tek Trauma
Aktualitet

Tiranë/ Polici i dehur shkakton aksident, një grua dërgohet tek Trauma

22:07 | 30/10/2025
Opozita braktis punimet e Kuvendit. Zbulohet arsyeja
Politikë

Opozita braktis punimet e Kuvendit. Zbulohet arsyeja

22:04 | 30/10/2025
Vlorë/ Aksion “blic” në zonën e Skelës, kontrollohen makinat luksoze dhe me xhama të zinj
Aktualitet

Vlorë/ Aksion “blic” në zonën e Skelës, kontrollohen makinat luksoze dhe me xhama të zinj

22:02 | 30/10/2025
Next Post
Shërbim të ri për klientët, Raiffeisen Bank marrëveshje me Postën Shqiptare

Shërbim të ri për klientët, Raiffeisen Bank marrëveshje me Postën Shqiptare

Meta nga Estonia: Me Ramën jam në rregull, me të s’kam probleme!

Meta nga Estonia: Me Ramën jam në rregull, me të s’kam probleme!

Jennifer Lopez paditet 150 mijë dollarë/ Arsyeja

Jennifer Lopez paditet 150 mijë dollarë/ Arsyeja







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

13:48 | 24/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025




TË FUNDIT

Tiranë/ Polici i dehur shkakton aksident, një grua dërgohet tek Trauma
Aktualitet

Tiranë/ Polici i dehur shkakton aksident, një grua dërgohet tek Trauma

by mirseda
22:07 | 30/10/2025
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë I. Q., me detyrë trupë shërbimi...

Opozita braktis punimet e Kuvendit. Zbulohet arsyeja

Opozita braktis punimet e Kuvendit. Zbulohet arsyeja

22:04 | 30/10/2025
Vlorë/ Aksion “blic” në zonën e Skelës, kontrollohen makinat luksoze dhe me xhama të zinj

Vlorë/ Aksion “blic” në zonën e Skelës, kontrollohen makinat luksoze dhe me xhama të zinj

22:02 | 30/10/2025
Studimi për përmbytjet në Mesdhe, si rrezikohet Shqipëria

Studimi për përmbytjet në Mesdhe, si rrezikohet Shqipëria

21:09 | 30/10/2025
Macron përballet me popullaritetin në rënie, Le Figaro: Vlerësimi i tij, vetëm 11%

Macron përballet me popullaritetin në rënie, Le Figaro: Vlerësimi i tij, vetëm 11%

21:08 | 30/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com