Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Ilir Meta 430 milionë lekë për takime delegacionesh, dhurata e dekorata. Ja sa harxhojnë deputetët

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Deklarata e fortë e Metës: Kam dosjen e fasadave të Ramës si ministër i Kulturës

Dalin në dritë të tjera detaje sa i takon shpenzimeve financiare të institucioneve në vend. Rasti i ministres së Drejtësisë ka bërë bujë ditët e fundit, pasi dyshohet se ka shpenzuar 700 euro vetëm për një natë në hotel. Gazeta do të tregojë me detaje shpenzimet e institucioneve në vend. Pak ditë më parë ishte Presidenca e cila u vetë-ofrua, duke deklaruar shpenzimet e presidentit për udhëtime jashtë vendit. Por këto nuk janë të vetmet, pasi miliona lekë harxhohen dhe për evenimente të tjera.

Sipas të dhënave të siguruara nga “Open Data Albania”, nga shtatori i vitit 2017 e deri më sot, institucion i Presidencës ka shpenzuar 330 milionë lekë për pritje dhe përcjellje. Pra bëhet fjalë për takime të ndryshme që kanë ndodhur në Presidencë. Presidenti Meta ka zhvilluar ceremoni takimesh nga më të ndryshmet, por të gjitha mbulohen nga buxheti i shtetit. Në dy vite, janë kryer rreth 270 takime në Presidencë dhe për to janë bërë transaksione thesari. Një ndër transaksionet e fundit që ka bërë Presidenca në këtë aspekt është me vlerë 169.000 lekë. Vlerat e aktiviteteve variojnë nga 3,000 lekë, e shkojnë deri në 232,480. Pra këtu përfshihen takime dhe evenimente të ndryshme.

Ndërkohë, ajo që bie në sy është se kosto ka dhe dhënia e dekoratave. Bujar Nishani ishte ai që theu çdo rekord për dhënie dekoratash, ndërsa dhe presidenti Meta nuk është se i ka kursyer. Sipas transaksioneve, rezulton se për shërbime speciale, ku parashikohen dhurata, blerje dekoratash, lule e elemente të tjera, janë shpenzuar në total në dy vite, plot 111 milionë lekë të vjetra. Më konkretisht, në muajin gusht kemi pasur 3 transaksione. Në datën 21 gusht janë tërhequr nga dega e thesarit 25.500 dhe 87 mijë lekë për blerje dekoratash. Po ashtu ka shumë shpenzime që shkojnë për fotografi, orkestër dhe shërbime të tjera. Nëse shohim transaksione te thesarit, shumica e institucioneve, përfshirë dhe Presidencën, i shpenzojnë paratë për udhëtime, takime dhe evenimente.

Shpenzimet e deputetëve

Gazeta po tregon sot dhe shpenzimet e deputetëve, të cilët po ashtu paguhen me taksat e shqiptarëve. Në bazë të ligjit, ata përfitojnë dieta, rimbursim karburanti e telefoni. Në këtë aspekt Kuvendi ka disbursuar për vitet 2015-2019, plot 3.471.486.683.00 lekë të reja. Vlera më e madhe që iu është rimbursuar deputetëve për lëvizjet e tyre në rrethet e Shqipërisë është 7.004.660 lekë. Kompensimi është kryer në datën 23 korrik të vitit 2018. Më pak se 7 milionë lekë të reja për katër vjet janë kompensuar në 23 nëntor të 2018, ku nga Kuvendi janë dhënë për deputetët 6.122.331 lekë të reja.

Më pas vijojnë shifrat e 5.061.009 lekëve, 4.854.661 lekëve, 1.921.649 lekëve, etj.. Përveç kompensimeve për udhëtimet brenda vendit, deputetët kanë përfituar gjatë periudhës 2015-2019 rimbursime edhe për honoraret. Ligjvënësit kanë përfituar 8.500 lekë të reja në 28 mars të 2019. Kjo vlerë është e paguar nga Kuvendi për anëtarët një komisioni ad hoc. Një tjetër pagesë e bërë nga Kuvendi në formën e honorarëve është për përkthyesit. Vetëm në datën 28 dhjetor të 2018 për ta janë paguar 11.900 lekë të reja. /Gazeta Sot

Tags: deputetetdhuratailir metashpenzimetakime

TË LIDHURA

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë
Aktualitet

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025
Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset
Aktualitet

Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

21:50 | 15/10/2025
“Jam i armatosur, ku je se do të vras?”/ IMT dënon kërcënimin ndaj drejtorit
Aktualitet

“Jam i armatosur, ku je se do të vras?”/ IMT dënon kërcënimin ndaj drejtorit

21:47 | 15/10/2025
Next Post
Hipoteka e Vlorës në ngërç, japin dorëheqjen drejtuesit

Hipoteka e Vlorës në ngërç, japin dorëheqjen drejtuesit

Pamje brenda shtëpisë dy milionë dollarëshe të këngëtares shqiptare

Pamje brenda shtëpisë dy milionë dollarëshe të këngëtares shqiptare

Kosovë/ PDK kërkon rinumërim, pretendon se shumë vota i kanë shkuar subjekteve të tjera

Kosovë/ PDK kërkon rinumërim, pretendon se shumë vota i kanë shkuar subjekteve të tjera







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

21:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Armëpushimi në fije peri, SHBA i del në ‘mbrojtje’ Hamasit
Bota

Armëpushimi në fije peri, SHBA i del në ‘mbrojtje’ Hamasit

by mirseda
08:24 | 16/10/2025
0

SHBA ka minimizuar pretendimet se Hamasi ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit me Izraelin duke mos kthyer të...

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025
Kina ndalon fluturimet mbi Rusinë pas përplasjes me SHBA-në për hapësirën ajrore

Kina ndalon fluturimet mbi Rusinë pas përplasjes me SHBA-në për hapësirën ajrore

22:44 | 15/10/2025
Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”

Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”

22:04 | 15/10/2025
Vjen vala e acarit, IGJEUM paralajmëron stuhi dhe reshje të forta në gjithë vendin

Vjen vala e acarit, IGJEUM paralajmëron stuhi dhe reshje të forta në gjithë vendin

22:00 | 15/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com