Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Albini sot duhet “të luftojë” Albinin e djeshëm

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Albini sot duhet “të luftojë” Albinin e djeshëm

Nga: Ben Andoni

Nëse Albin Kurti do të përshfaqet dhe do të vazhdojë me idetë e tij të deritanishme sa i përket dialogut me Serbinë por edhe një sërë problemesh të tjera që kulmojnë me simbolikën e shtetit kosovar, atëherë ai do të përballet me probleme. Më të mëdhatë janë ato që lidhen me Serbinë dhe fillimin e dialogut. Ajo që mund t’ia zbardhë faqen dhe që mund t’i japë frymë ideve të tij të mëpasshme është nëse do të dije të luajë si duhet qysh në fillim me konjukturat evropiane që Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave.

Në aspektin afatshkurtër është mënyra sesi do të rregullohet aliazhi i duhur me LDK-në. Që do të thotë a do të përafrohen dot si duhet programet? A do të munden të afrohen dot ideologjitë deri aty që të mos prishin narracionin e dy partive dhe kështu me radhë? Zgjidhja më e mirë e tij dhe që duket se do të marrë jetë është emërimi i Vjosa Osmanit, si zëvendëskryeministre me detyra të qarta dhe të përcaktuara ekzekutive, si edhe Ministre e Jashtme falë reputacionit të saj. Një portofol duket se duhet dhënë për serbët e që është i arsyeshëm me 10 votat e tyre këtë herë falë rezultateve në zgjedhjet e 6 Tetorit.

Ndërkohë që z.Kurti duhet të dijë se Evropa dhe sidomos strukturat që merren me Kosovën nuk e kanë luksin t’i kthehen nga fillimi mbarëvajtjes së 33 Marrëveshjeve të përmbyllura deri më tash, element që ai i përmbahet fort. Në një farë mënyre ajo është nëpërkëmbje e punës së përbashkët të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në rangje të ndryshme, paçka se një pjesë e marrëveshjeve janë realizuar me vështirësi, kurse një palë tjetër kanë mbetur në letër.

Kosova dhe Serbia nuk janë më në qendër të problemeve të kontinentit dhe kriza e tyre mund të vazhdojë sa të dojë kur kujton atë që po ndodh në Ukrainë, problemet e emigracionit nga Lindja, Brexit, etj.

Por Albin Kurti ka të drejtë kur flet për problemet e të zhdukurve shqiptarë kosovarë dhe serbë, si edhe një fat për mbetjet e tyre. Kjo do t’i japë shumë reputacionin qeverisjes së tij por edhe shumë mbështetje.

I vetmi ngushëllim për ndërkombëtarët është se z. Kurti ka premtuar që do të heqë taksën kundrejt masës së reciprocitetit të Serbisë e cila lidhet me shenjat e Kosovës, ndërsa do të ngrejë dhe problemet e pensioneve dhe sidomos kthimin e artefakteve kosovare.

Mbi të gjitha, ai pas rregullimit të problematikave me znj. Osmani, i duhet të mbrojë në një kënd tjetër qëndrimet e tij, ashtu si edhe të justifikojë ndryshimin e qëndrimit për Shqipërinë, që në fakt mbetet po ajo në thelb: Bashkim por me referendum!

Në një farë mënyre, duket se Albini nuk e dëgjon aspak atë që na është bërë e qartë prej kohësh nga Brukseli: dy shtete të pavarura! Ka ardhur koha, pra, që Albini të merret me programin e tij si ta bëj të justifikueshëm me LDK-në, e mbi të gjitha, si të luftojë atë Albinin e dikurshëm, që tërheq pas vete një masë aq shumë të ndryshme dhe që kanë luftuar që nga LDK dhe duke vazhduar më poshtë. Por, në fillim duhet t’i mbushë mëndjen LDK-së dhe Vjosës. (Javanews)

Tags: Albin KurtikosoveZgjedhjet

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Albin Kurti kryeministër, çdo skenar tjetër e çon vendin në…

Albin Kurti kryeministër, çdo skenar tjetër e çon vendin në...

Lufta kundër informalitetit, Tatimet dhe AKEP nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Lufta kundër informalitetit, Tatimet dhe AKEP nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Ndryshimi i Albin Kurtit ndër vite/ Nga protestat në rrugë, në kandidat për kryeministër (foto)

Ndryshimi i Albin Kurtit ndër vite/ Nga protestat në rrugë, në kandidat për kryeministër (foto)







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Festa e Flamurit, Meta: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëria jonë e dashur
Politikë

Festa e Flamurit, Meta: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëria jonë e dashur

by mirseda
08:48 | 28/11/2025
0

Presidenti i PL-së, Ilir Meta këtë të premte ka uruar festën e Flamurit. Meta përmes një postimi...

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Javën e ardhshme takim i nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Javën e ardhshme takim i nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës

22:52 | 27/11/2025
Gjykata e Lartë lë Metën në burg; avokati: Do ta çojmë çështjen në Strasburg

Gjykata e Lartë lë Metën në burg; avokati: Do ta çojmë çështjen në Strasburg

22:21 | 27/11/2025
Pas përplasjes me Neada Muçajn, Enxhi Nasufi reagon: “S’ka njeri që më ndalon!”

Pas përplasjes me Neada Muçajn, Enxhi Nasufi reagon: “S’ka njeri që më ndalon!”

22:17 | 27/11/2025
Alarm për Preshevën: Shoqatat akuzojnë për gjenocid, apel Tiranës dhe Prishtinës

Alarm për Preshevën: Shoqatat akuzojnë për gjenocid, apel Tiranës dhe Prishtinës

21:18 | 27/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com