Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Zgjedhjet për të zgjidhur ngërçet që i provokuan

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Shtëpia e Bardhë” e bardhë

-Dhe shembulli që Kosova i jep Shqipërisë-

Nga: Preç Zogaj

Nesër mbahen në Republikën e Kosovës zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ato  u provokuan nga dorëheqja e  kryeministrit Ramush  Haradinaj në gjysmën e dytë të  korrikut  pasi ai mori një thirrje për t’u pyetur në Gjykatën Speciale të krimeve të luftës në Hagë. Dorëheqja në këto këto rrethana e zotit Haradinaj  u shoqërua,  siç e mbajmë mend, me  skena mallëngjyese të një heroizmi  sa të vërtetë  nga njerëz të  thjeshtë që e mbështesnin, aq edhe politiko-elektoral  nga miq të e tij politikanë  në Kosovë dhe  Tiranë. Dorëheqja e bujshme  mbeti  në nivelin e  një deklarate, thirrja e Haradinaj në  Hagë nuk u pasua me thirrjen e një liste politikanësh të tjerë , siç ishte paralajmëruar  ato ditë. Në vijim Haradinaj e mbajti dhe vijon ta mbajë de fakto postin e kryeministrit. Ndërkohë, rebuset  që pasuan  këto zhvillime e projektuan Kosovën drejt zgjedhjeve të parakohshme- vendim i drejtë i elitës politike kosovare, shumë më i mirë sesa po të  kishin kërkuar të mbanin në këmbë me kombinacione legjislaturën e thyer.

Vendimi për t’iu drejtuar popullit në rrethanat e krijuara është jo vetëm treguesi i mbizotërimit të zgjidhjeve të sovranit ndaj zgjidhjeve të tjera, por edhe i vetëdijes së partive për nevojën e rindërtimit me votë të pushtetit në funksion të angazhimeve prioritare të Kosovës brenda vendit  dhe në kuadrin e politikave rajonale ku Kosova ka një zë të fortë në kapitull. Një zhvillim dhe një vendim si ky ka pasur qysh në krye të herës mbështetjen partnerëve perëndimorë të Kosovës,  të SHBA-së dhe BE-së. Këto zgjedhje të parakohshme duket qartë se janë thirrur për të zgjidhur  ngërçet e politikës së jashtme që i provokuan. Ndaj ka qenë logjike që temat kryesore të fushatës së partive, përveç pjesëve programore deri diku rutinë që lidhen me propozimet e tyre për taksat, shpenzimet, arsimin, shëndetësinë,  çështjet sociale e tjerë, të ishin  ato të sundimit të ligjit, të  luftës kundër korrupsionit, të orientimit perëndimor dhe bashkëpunimit të ngushtë të Kosovës me partnerët perëndimorë për të çuar përpara me ritme të reja agjendën e saj euroatlantike, për të bërë Kosova pjesën e vet të punës, në sintoni me partnerët  e saj strategjike, për arritjen e një marrëveshjeve të paqes me Serbinë.

Janë detyra  të cilat i japin kuptim angazhimit politik  në shërbim të interesave të vendit dhe afirmojnë partnerë të besueshëm për aleatët nga radhët e elitës politike të Kosovës.

Për momentin Kosova duhet të kalojë si një trup i vetëm, sikurse herë të tjera, testin demokratik të zgjedhjeve. Prova përfundimtare do të jetë gjithë dita e nesërme e votimeve deri në momentin kur do të  shpallen rezultatet. Do të kemi rast të flasim nga e hëna e tutje për ketë etapë përmbyllëse të procesit, por mund të jemi optimistë se  nuk do të ketë zhgënjime. Kosova ka vite që zhvillon zgjedhje normale. Fatmirësisht, nuk është infektuar nga Shqipëria në këtë pjesë të themelit të demokracisë.

Edhe kësaj radhe, në gjithë etapat  që paraprijnë  një ditë zgjedhjesh, Kosova  ka dhënë  në kompleks një shembull pozitiv për Shqipërinë dhe rajonin. Ajo mbylli dje fushatën më të shkurtër në historinë e botës. Vetëm dhjetë ditë. Është e vërtete: janë zgjedhje të parakohshme .  Por shkurtimit të fushatës mund ti japim  një domethënie dhe justifikim me të gjerë, të vlefshëm edhe për zgjedhjet që zhvillohen në afatet ligjore. Paritë janë gjithë kohën në fushatë. Në parlament, në  media, më rrjetet sociale, në terren. Mund të mos ketë nevojë për fushata të gjata  që rraskapitin njerëzit fizikisht e mendërisht.

Shembulli tjetër që na jep Kosova është se ajo zhvillon zgjedhje me lista të hapura. Çdo votues, përveç partisë, voton kandidatin e preferuar të listës. Renditjen e kandidatëve fitues nuk e bën kryetari i partisë me dy -tre vetë, madje as anëtarësia, por zgjedhësit e subjektit politik përkatës.  Ky është sistemi që e ka çuar zonjën Vjosa Osmani drejt nominimit për postin e kryeministres si kandidate e LDK-së. Ajo ka dalë e para  me votë popullore në listën e PDK-së në zgjedhjet e kaluara. Atë e kanë kandiduar zgjedhësit e partisë, rezultati  i saj.

Drejtuesve të LDK-së, bravo u qoftë që kanë respektuar zgjedhjen e zgjedhësve. Kjo është një  zgjidhje e drejtë dhe e mençur që shërben  për të rritur mbështetjen popullore për partinë gjithashtu. Njëherësh për të ofruar shpresë për njerëzit duke promovuar politikanë të një brezi të ri me formim perëndimor dhe me integritet të sprovuar.

Sondazhe të besueshme nga kompani të ndryshme kosovare dhe ndërkombëtare e nxjerrin LDK-në në vend të parë. Nëse këto sondazhe verifikohen edhe në zgjedhjet reale- dhe gjasat janë të verifikohen- zonja Vjosa Osmani do të mandatohet nga Presidenti i Republikës për të krijuar qeverinë e re në Kosovë. Nëse ia del, ajo do të jetë kryeministria a e parë grua në historinë e kombit shqiptar. Një kryeministre grua do të jetë një tjetër  tregues  civilizimi që Kosova i jep  Ballkanit, Europës dhe me  gjerë.

Shembulli i Vjosa Osmanit është shembulli i hapjes dhe ngjitjes në rrugët e karrierës me meritë, me votën e  drejtpërdrejtë të zgjedhësve. Kjo është rruga që formon kulturën e shërbimit të qytetarëve. Po të ishte pjesë e partive shqiptare në Shqipëri kjo zonjë nuk do të mund të dilte kandidate për kryeministre. Sepse këtu  votohet me  lista të mbyllura. Zgjedhësit nuk kanë për kë të votojnë.  Me lista të mbyllura, nga kupola të mbyllura në parti të mbyllura. Dhe pastaj  pyesim  pse nuk çliron shpresa të reja politika, pse nuk ndalon ikja e njerëzve?

Një mësim tjetër  për Shqipërinë nga Kosova është rritja e opozitës si alternativë  në radhë të parë në Kuvend. LDK, që sondazhet e tregojnë në vend të parë  është rritur pikësëpari falë betejave parlamentare. Jo vetëm është rritur, por edhe është “ bekuar” më sa shihet si alternativë e pushtetit nga partnerët ndërkombëtarë të Kosovës. Kandidatja për postin e kryeministres, Vjosa Osmani  ka kryer studimet e masterit  në SHBA. Vëzhguesit politikë në Kosovë pohojnë se ajo ka orientimin dhe kapacitetet e duhura për të punuar ngushtë me partnerët për të mirën e Kosovës. E mirë e cila  nuk mund të shikohet  e ndarë  nga e mira  e familjes euroatlantike. SHBA dhe NATO e  kanë çliruar dhe krijuar shtetin e pavarur të  Kosovës. Partneriteti me ta dhe  me BE është garancia  e  sigurisë  dhe  ecjes përpara të Kosvës  në përmbushje të sfidave dhe aspiratave të saj. Fati i madh i Kosovës dhe yni si komb, pas shumë fatkeqësish që na ka rezervuar historia, është se SHBA nuk kanë lejuar as kanë për të lejuar me sjelljen e tyre që ne të ndihemi në komplekset e një borxhi ndaj tyre.

SHBA duan nga Shqipëria dhe Kosova vetëm një gjë: të jemi vende të lirisë dhe demokracisë ku sundon ligji. Të jemi amerikanistë  dhe eurpianistë në këtë kornizë. Që është korniza e miqësisë vëllazërore  dhe strategjike. E mirëqenies dhe dinjitetit të shqiptarëve gjithashtu. /Gazeta Liberale

 

Tags: kosovePrec zogajZgjedhjet

TË LIDHURA

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?
Editorial - Opinione

A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?

20:45 | 18/06/2025
Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?
Editorial - Opinione

Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?

19:24 | 17/06/2025
Next Post
Mbi 6 mijë turistë vizitojnë Pukën

Mbi 6 mijë turistë vizitojnë Pukën

Të paktën 3,500 gra do të lejohen të shikojnë ndeshjen me Kamboxhën

Të paktën 3,500 gra do të lejohen të shikojnë ndeshjen me Kamboxhën

Pas pesë vjetësh takohet në Ohër Komisioni i përbashkët Maqedoni-Rusi

Pas pesë vjetësh takohet në Ohër Komisioni i përbashkët Maqedoni-Rusi

JU REKOMANDOJMË

Po shet bizneset e fuqishme! Dalin arsyet, ja pse Samir Mane po largohet nga Shqiperia

Po shet bizneset e fuqishme! Dalin arsyet, ja pse Samir Mane po largohet nga Shqiperia

12:15 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

“Mos hidh më bomba” – Trump ultimatum Izraelit: Uli avionët, kthe pilotët në shtëpi
Bota

“Mos hidh më bomba” – Trump ultimatum Izraelit: Uli avionët, kthe pilotët në shtëpi

by mirseda
13:30 | 24/06/2025
0

Pas shpalljes së armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit, tensionet u rindezën brenda pak orësh, pasi Tel Avivi...

Macron i frikësohet “rrezikut në rritje” të pasurimit sekret të Iranit me uranium

Macron i frikësohet “rrezikut në rritje” të pasurimit sekret të Iranit me uranium

13:19 | 24/06/2025
“150 kuota të reja” – Hoxha: Apel të rinjve e të rejave që t’i bashkohen Akademisë së Sigurisë

“150 kuota të reja” – Hoxha: Apel të rinjve e të rejave që t’i bashkohen Akademisë së Sigurisë

12:55 | 24/06/2025
Rusia pro armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit: E mbështesim, por nuk e dimë nëse do zgjasë

Rusia pro armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit: E mbështesim, por nuk e dimë nëse do zgjasë

12:43 | 24/06/2025
Alcaraz i afrohet Sinner-it, italiani ruan vendin e parë në renditjen e përgjithshme

Alcaraz i afrohet Sinner-it, italiani ruan vendin e parë në renditjen e përgjithshme

12:40 | 24/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com