Zvicra ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet e radhës eliminatore kundër Danimarkës dhe Irlandës, ku vërehen mungesa të mëdha lojtarësh.
Mungesa më e madhe dhe më e rëndësishme e kombëtares zvicerane për ndeshjet e programuara në datat e lira të FIFA-s në muajin nëntor mbetet Xherdan Shaqiri.
Ylli shqiptar i futbollit nuk do të jetë i pranishëm për shkak të një dëmtimi, ndërsa pjesë e grumbullimit do të jenë vetëm 2 shqiptarë, kapiteni Granit Xhaka dhe Mehmedi.
Mesfushori Shaqiri u duk se do të rikuperohej nga dëmtimi në muskuj, por situata e tij u rëndua më pas edhe nga një grip, që ka detyruar stafin mjekësor të mos japë “OK” për aktivizimin.
Ndërkohë, Albion Ajeti nuk është ftuar, pasi 22-vjeçari nuk ka marrë asnjë minutë me West Ham United dhe ka qëndruar për 6 ndeshje në stol. Largimi nga Baseli duket se është një gabim i madh nga ana e tij.