Bota

“Të lutem më lësho!”/Shoferi filmohet teksa tërheq gruan prej flokësh në një pikë karburanti (foto)


               Publikuar në : 16:04 - 04/10/19 M. S

Një burrë, pa më të voglën mëshirë ka tërhequr zvarrë fundjavën e shkuar një grua, në një pikë karburanti në Angli. Fotot në fjalë tregojnë skenën e rëndë sesi një burrrë tërheq prej flokësh gruan, ndërsa makina është në lëvizje.

Ndonëse ajo ulërinte dhe i kërkonte mëshirë, ai vijonte ta tërhiqte zvarrë e po kështu drejtonte mjetin e tij. Kjo skenë është filmuar nga kalimtarë të rastit, e më tej janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Gruaja ulërin ‘largohu nga unë, të lutem, largohu nga unë!’. ‘Viktima’ më në fund arrin t’i shpëtojë, dhe vrapon drejt pikës së karburantit për ndihmë.

Jerome Roberts, 33 vjeç, ishte dëshmitar i incidentit, por nuk ishte njeriu që e filmoi atë.

Ai tha: “Ishte absolutisht tronditëse. Burri po e tërhiqte dhe bërtiste: Hyr, futu – njerëzit do të dalin nga shtëpitë e tyre”.

Xhami i përparmë u shkatërrua. Ajo ishte duke bërtitur dhe vrapuar në pikën e karburantit në Preston.

Një dëshmitar tjetër, Jenny Williams, 22 vjeç, tha: “Gruaja ishte në një gjendje të tmerrshme. Ajo dukej e tmerruar”.

“Nuk mund ta besoja atë që po ndodhte – ai po vepronte si një kafshë”.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT