Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-drejtorin e Kadastrës në qytetin bregdetar, Liridon Pulën. Ky i fundit u arrestua pak ditë më parë me akuzën për “shpërdorim detyre”.
Në maj të këtij viti, Pula zëvendësoi Ardian Iliazajn, i cili u shkarkua nga kryeministri Edi Rama. Aktualisht në krye të Kadastrës në Durrës është urdhëruar Arjan Cengu.