Objektivi i autorëve që shpërthyen në tritol banesën në Fushë-Krujë, ka qenë shtetasi Arben Pëllumbi. Ky i fundit është pronari i shtëpisë që iu vendos lënda eksplozive, bën me dije “Dosja.al”.
40-vjeçari është me orgjinë nga Malësia e Krujës, dhe prej vitesh është vendosur në Fushë-Krujë. Ai ka rrëfyer se nuk ka konflikte me asnjë person.
“Nuk kam konflikte me asnjë person, dhe kjo gjë nuk më shqetëson”, mësohet të ketë thënë ai.
Njoftimi i policisë:
Më datë 02.10.2019, në fshatin Halil, Fushë- Krujë në pjesën e jashtme të oborrit të banesës së shtetasit A.P., 40 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse pa shkaktuar probleme në njerëz. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.