Monedha e Eurozonës ka regjistruar të njëjtën vlerë sikurse ditën e djeshme prej 121.8 lekëve, referuar të dhënave të “Credins Bank”. Edhe Dollari Amerikan shfaqet i stabilizuar në kuotën e 111.8 lekëve këtë të mërkurë duke mos u luhatur nga vlera e një dite më parë.
Paundi Britanik është dobësuar me 0.7 pikë duke zbritur në nivelin e 136.8 lekëve. Franga Zvicerane vazhdon të qëndrojë edhe sot në vlerën e 1118.8 lekëve.
Dollari Kanadez dhe ai Australian këmbehen sot me përkatësisht 84.2 lekë dhe 74.8 lekë. /SCAN