Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Një gjobë me letër, në emër të opozitës

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Negociatat nuk kanë shans të hapen”, Basha flet për një platformë kombëtare

Nga: Mero Baze

Lulzim Basha u ka çuar një letër bankave të nivelit të dytë në Shqipëri, ku u kërkon të mos financojnë disa projekte të formës partneritet publik- privat, pasi sipas tij, në këto projekte pastrohen para droge dhe se kur të vijë ky në pushtet, do t’i anulojë. Në letrën e sotme  përmend konkretisht dy kontratat e fundit, çka nëse e merr seriozisht, ato dy kompani i bie të jenë nën akuzë nga Lulzim Basha, për pastrim parash.

Në fakt, nuk ka asnjë reagim, pasi nuk e merr kush seriozisht. Por ka një problem që lidhet me mënyrën se si Lulzim Basha kërkon të bëhet i rëndësishëm.

Në gjithë përpjekjet e tij për t’u imponuar si lider opozite, i vetmi element që nuk ndryshon, është përpjekja për t’u sjellë si gjobaxhi.

Të gjitha betejat e tij kundër tenderëve publik, kundër koncesioneve, PPP-ve, apo çdo vepre publike, por dhe kundër bizneseve private në punë të tyre,  janë të lidhura me emra konkretë, që ai mendon se meqë kanë marrë punë nga shteti, ose e kanë mirë me shtetin, duhet t’i japin dhe atij diçka.

E gjithë beteja për “Unazën e Re” prej tij, u bë se biznesmeni i tij priste të merrte pjesën më të madhe të Unazës dhe mori një që ishte më  vogël.

Beteja për Kalimashin u bë se nuk ishte marrë vesh me fituesit në kohën e duhur, pastaj reflektoi. Njësoj mund të numërosh dhe të identifikosh çdo zhurmë të tij, për çdo tender publik apo kontratë koncesionare, që bëhet sipas logjikës se këtu lekët duhet të ndahen.

Letra e sotme është një dëshmi e qartë e kësaj logjike. Ajo është simbol i selektivitetit, mungesës së parimeve dhe frymës së një gjobaxhiu ordiner.

Partia Demokratike nuk ka ndonjë program politik kundër PPP-ve. Biles autore e PPP-ve është vetë Partia Demokratike. Vajza e Sali Berishës, si frymëzuese e Bashës, biles është dhe autore e tekstit të PPP-ve dhe koncesioneve në Fakultetin Juridik.

Ne kemi ende shumë prej PPP-ve të Sali Berishës, që në fakt janë dhe biznese të familjes së tij, që po i paguajmë ende, siç është ngjyrosja e naftës, skanimi në pikat doganore, pullat fiskale etj.

Lulzim Basha dhe Partia Demokratike i kanë mbrojtur dhe i kanë firmosur ato. Po ashtu, nuk kanë qenë në parim kundër as ndaj shumë koncesioneve dhe PPP-ve të qeverisë Rama, pasi i kanë konsideruar të “përshtatshëm” disa biznesmenë, që me sa duket paguajnë për t’u mbyllur gojën.

Tani kjo letra drejtuar bankave të nivelit të dytë, vërtet mund të shkaktojë të qeshura në banka, por lë shije të hidhur në publik, kur shikon se si një njeri përdor vulën e një partie, për t’u vënë gjoba bizneseve që mendon se nuk kanë likuiduar detyrimet ndaj opozitës.

Letra, edhe pse qesharake dhe diletante si akt politik, anën e saj më të errët e ka se është selektive, jo parimore, dhe patjetër pastaj, që dhe e paligjshme.

Nga ana juridike, kontratat miratohen me ligj të veçantë dhe nuk është se kanë ndonjë rrezik, por fakti që Lulzim Basha 20 kontrata i quan normale, kurse këto dy të fundit i quan pastrim parash, tregon se ka dalë keq nga pushimet dhe i duhen ca lekë.

Larg qoftë mos e dëgjofshim pas ca ditësh të lavdërojë Gjikurinë që po merr Orikumin, dhe këtë Nduen, që ka marrë rrugën e Torovicës. Varet nga sjellja e tyre, se ky e ka një të mirë. Nuk ka turp të thotë të kundërtën pas ca kohësh. Mjafton të bindet që paratë e tyre ishin të pastra. Dhe këtë e do me provë, t’i prekë me dorë.

Tags: gjobe me leteridentilulzim bashamarreveshjeopozitappp

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin
Editorial - Opinione

Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin

13:56 | 22/12/2025
Next Post
Tragjedi në familjen shqiptare, brenda 5 ditëve humbin jetën babë e bir

Tragjedi në familjen shqiptare, brenda 5 ditëve humbin jetën babë e bir

Nesër gati gjysma e Tiranës pa drita, ja zonat problematike dhe oraret

Rikonstrukturimi i kabinave, ja zonat që do mbesin pa energji elektrike nesër

U shpall “njeriu më i fuqishëm në Britani”, shqiptari përfundon në burg

U shpall “njeriu më i fuqishëm në Britani”, shqiptari përfundon në burg







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

Kunatat janë si motra? Reagimi epik i Monika Kryemadhit: Avash mo avash, unë me motrën e Ilirit….
Showbizz

Kunatat janë si motra? Reagimi epik i Monika Kryemadhit: Avash mo avash, unë me motrën e Ilirit….

by mirseda
22:03 | 06/01/2026
0

Raporti i Selin me Gretën, si dy kunata në perspektive pasi kjo e fundit ka një lidhje...

Situatë e rënduar nga reshjet në Gjirokastër, kryebashkiaku apel banorëve: Evitoni lëvizjet!

Situatë e rënduar nga reshjet në Gjirokastër, kryebashkiaku apel banorëve: Evitoni lëvizjet!

21:49 | 06/01/2026
Keijsi dhe Stelina bashkë, Selin nuk i ruan vendin Mirit, Kristi ulet pranë saj dhe e puth

Keijsi dhe Stelina bashkë, Selin nuk i ruan vendin Mirit, Kristi ulet pranë saj dhe e puth

21:43 | 06/01/2026
Moti i keq në Kosovë, Malisheva shpall gjendje të jashtëzakonshme nga përmbytjet

Moti i keq në Kosovë, Malisheva shpall gjendje të jashtëzakonshme nga përmbytjet

20:58 | 06/01/2026
Përmbyten disa lagje në Gjirokastër, përroi i Ficos del nga shtrati, biznese të shumta ‘nën ujë’

Përmbyten disa lagje në Gjirokastër, përroi i Ficos del nga shtrati, biznese të shumta ‘nën ujë’

20:01 | 06/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com