Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Të merren masa urgjente”/ Avokati i Popullit dënon sërish gjuhën diskriminuese të Murrizit

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Murrizi tregon arsyet e përjashtimit nga PD-ja

Institucioni i Avokatit të Popullit kërkon që Kuvendi i Shqipërisë ta dënojë gjuhën ofenduese përdorur nga deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi ndaj komunitetit rom.

Pak ditë më parë, Murrizi i quajti disa nga kolegët e tij në Parlament si “arixhinj me çadra”.

Në reagimin e Avokatit të Popullit thuhet se tashmë është bërë e disata herë që zoti Murrizi vazhdon të fyejë, anatemojë e të përçmojë çdo komunitet, i cili në psikologjinë e tij u takon shtresave inferiore të shoqërisë.

“Pas personave me sindromën down dhe femrave, tani është radha e qytetarëve romë të shohin sesi ky deputet, zyrtar i lartë i shtetit shqiptar, i konsideron ata si një shembull për të ilustruar primitivitetin, prapambetjen dhe në përgjithësi statusin të cilin duam ta evitojmë”, nënvizon AP.

Reagimi i plotë i AP:

AVOKATI I POPULLIT DËNON GJUHËN RACISTE TË NËNKRYETARIT TË KUVENDIT MYSLIM MURRIZI DHE KËRKON MASA URGJENTE

Institucioni i Avokatit të Popullit dënon gjuhën diskriminuese e cila sërish gjeti hapësirë në Kuvendin e Shqipërisë përmes nënkryetarit të këtij institucioni z.Myslim Murrizi.

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve në institucionin më të lartë në vend që është Kuvendi, nënkryetari z.Murrizi u është referuar qytetarëve shqiptarë, anëtarë të komunitetit rom me shprehjen raciste dhe poshtëruese “arixhinj”.

Tashmë është bërë e disata herë që zoti Murrizi vazhdon të fyejë, anatemojë e të përçmojë çdo komunitet i cili në psikologjinë e tij u takon shtresave inferiore të shoqërisë.

Pas personave me sindromën doën dhe femrave, tani është radha e qytetarëve romë të shohin sesi ky deputet, zyrtar i lartë i shtetit shqiptar, i konsideron ata si një shembull për të ilustruar primitivitetin, prapambetjen dhe në përgjithësi statusin të cilin duam ta evitojmë.

Zoti Murrizi duhet ta ketë të qartë se të jesh rom sot nuk është diçka për të cilën dikush duhet të ndjejë turp. Kjo lloj mendësie duhet dënuar me forcë në çdo rast.

Kuvendi i Shqipërisë ka shënuar hapa të qenësishëm përpara për të vendosur standarde bashkëkohore etike për jetën dhe veprimtarinë e deputetëve duke synuar që ata të jenë simbol pozitiv i tërë shtetasve të Republikës së Shqipërisë.

Ndërkohë është e rëndësishme që Kuvendi të tregojë shembull e vullnet për të qenë ai zbatuesi më i devotshëm i ligjit dhe garantuesi i të drejtave të komuniteteve vulnerabël duke zbatuar parashikimet e rregullores së Kuvendit nr.61/2018 datë 5.4.2018/ (nenin 5, pika 1 si dhe nenin 6, pika 2).

Në pritje që edhe Kuvendi i Shqipërisë ta dënojë këtë sjellje e të ndërmarrë hapa konkretë për përjashtimin e kësaj lloj mendësie dhe mbartësve të saj nga forumi më i lartë vendimmarrës i popullit, institucioni i Avokatit të Popullit u shpreh solidaritetin dhe mbështetjen të gjitha shoqatave, grupimeve, organizatave dhe individëve të komunitetit rom që mund të jetë lënduar nga kjo gjuhë e papërgjegjshme nga ana e një përfaqësuesi të lartë shtetëror.

Tags: arixhinj me çadra”Avokati i PopullitMyslim MurriziParlament

TË LIDHURA

Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec
Aktualitet

Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec

18:45 | 20/10/2025
Manastirliu me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit
Politikë

Manastirliu me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit

17:58 | 20/10/2025
Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet
Aktualitet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Next Post
“Tirana pa kokë e pa bisht”, Sejdini: Bënte sulme të dështuara

“Tirana pa kokë e pa bisht”, Sejdini: Bënte sulme të dështuara

21 janari propozohet të shpallet festë kombëtare

21 janari propozohet të shpallet festë kombëtare

Pse Rama dhe Basha nuk pranojnë të ndryshojnë sistemin zgjedhor?

Pamundësia e opozitës për të ndaluar Reformën në Drejtësi







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

OKB diskuton nesër për Kosovën, nga puna e UNMIK te tensionet Prishtinë-Beograd
Kosovo

OKB diskuton nesër për Kosovën, nga puna e UNMIK te tensionet Prishtinë-Beograd

by mirseda
20:27 | 20/10/2025
0

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë nesër në Nju Jork raportin e ri...

Osmani: Qeveria të formohet shpejt; vonesa e Listës Serbe dëmton të gjithë qytetarët.

Osmani: Qeveria të formohet shpejt; vonesa e Listës Serbe dëmton të gjithë qytetarët.

19:31 | 20/10/2025
Netanyahu: 153 ton bomba mbi Gazë; Hamas shkel armëpushimin

Netanyahu: 153 ton bomba mbi Gazë; Hamas shkel armëpushimin

19:28 | 20/10/2025
Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec

Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec

18:45 | 20/10/2025
Francë: Macron takohet me Sarkozy pak para dërgimit në burg

Francë: Macron takohet me Sarkozy pak para dërgimit në burg

18:43 | 20/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com