Ndalohet kremtimi i Vitit të Ri në ambjente publike. Ky ligj ka hyrë në fuqi në vitin 2015. Familjeve taxhikase, u lejohet ta kremtojmë festën kryesore të vitit vetëm në familje, dhe pa shumë bujë.
Ndalohet festimi i ditëlindjeve jashtë shtëpisë. Ata që guxojnë ta festojnë ditëlindjen në një kafene apo restorant, duhet të bëhen gati të paguajnë një gjobë të majme. Amirbek Isajev, pagoi plot 600 dollarë, një shumë e madhe për këtë vend të varfër, vetëm pse çoi një tortë në një kafene në Dushanbe.
Asnjë festë pas mbarimit të shkollës. Kjo gjë është ndaluar me ligj që në vitin 2006. Zyrtarët thonë, se ajo shmang rryshfetet që nxënësit u japin mësuesve, në formën e dhuratave.
Ndalohen dasmat ekstravagante. Me këtë ligj të miratuar në vitin 2007, qeveria synon t’i nxisë banorët të shpenzojnë sa më pak, edhe në një nga ditët më të rëndësishme të jetës së tyre.
Ndalohen qarjet me zë të lartë gjatë funeraleve. Vajtimi me zë të lartë, dhe marrja me qera e ‘qarësve’ profesionistë, është një traditë e vjetër në Taxhikistan. Por autoritetet mendojnë se shfaqje të tilla, janë më shumë teatrale. Ndaj të gjithë ata që vajtojnë plot zhurmë për të ndjerin, gjobiten.
TIRANA TODAY