Në mbledhjen me kryetarët e Partisë Demokratike në rrethe, Lulzim Basha është shprehur se opozita duhet të angazhohet sa më shumë me objektivin për të qenë sa më pranë qytetarëve.
Sipas “BalkanWeb”, Basha mësohet të ketë thënë ndër të tjera se PD duhet të fillojë menjëherë përgatitjet elektorale dhe vijimin e aksionit politik.
“Vendi është në një krize të thelle shumeplaneshe dhe detyra e PD dhe opozitës është te angazhohet seriozisht për te qenë pranë njerëzve dhe për t’i hapur rruge perspektivës europine të Shqipërisë. Opozita ka dhëne propozimet e veta për zgjidhjen e krizës ne vend, qe kalon përmes zgjedhjeve te njëkohshme parlamentare dhe lokale te parakohshme, me qeveri tranzitore qe garantin standardet për zgjedhjet e lira dhe te ndershme”, ka thënë kreu i PD-së.
Po ashtu, pritet të ngrihet edhe shtabi qendror elektoral dhe politik, që do të shtrihet më pas në të gjithë vendin.
“Prane Partise Demokratike do te ngrihet shtabi qendror elektoral dhe politik, shtabe qe do te shtrihen ne menyre piramidale ne te gjithe vendin.
Puna do te perqendrohet ne planin e ofrimit te zgjidhjes per qytetaret, denoncimeve per aferat korruptive dhe kriminale te Qeverise, bashkimi i faktoreve dhe aktoreve me potencial njerezor dhe eletoral prane PD, si dhe hapja e partise per njerez me integritet profesional e moral”, deklaroi Basha.