Almeda Abazi së bashku me bashkëshortin e saj aktorin e njohur turk Tolgahan Sayisman dhe vogëlushin e tyre Efehan, erdhën pak ditë më parë në Kosovë, ku aktorit iu akordua titulli “Ambasador i Kulturës”, nga ministri Kujtim Gashi.
Sakaq, ditën e sotme Tolga ka postuar një foto me ministrin në profilin e tij në “Instagram”, ndërsa falënderon në gjuhën shqipe të gjithë shqiptarët për mikpritjen.
Ai shkruan se historinë e kombit shqiptar e ka dëgjuar fillimsht nga gjyshja e tij që kur ishte fëmijë.
“Komb historine e te cilit e kam degjuar qe ne femijeri nga gjyshja ime e ndjere, me pas per fat te mire mu desh te njihem dhe te ndaj jeten me nje vajze te ketij kombi, njerez mikeprites, me gjak te ngrohte dhe te beses. Faleminderit shqiptare qe u bete pjese e pandare e jetes time, faleminderit qe me mireprisni. Do jem gjithmone i gatshem te jap kontributin tim ne krah jush per te miren e te gjitheve.
Perfitoj te falenderoj pafundesisht Ministrin e Kultures Rinise dhe Sporteve ne Kosove Z. Kujtim Gashi dhe te gjithe Kosoven qe me nderuan me Titullin “Amabasador i kultures” ndermjet dy kombeve”, shkruan Tolga.