Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Raporti i Venecias/ Zëri i Amerikës: Meta këmbëngul, zero shkelje të Kushtetutës

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Raporti i Venecias/ Zëri i Amerikës: Meta këmbëngul, zero shkelje të Kushtetutës

Në Shqipëri, një ditë pas publikimit të projekt-opinioninit të Komisionit të Venecias, sipas të cilit presidenti Ilir Meta ka tejkaluar kompetencat duke shtyrë datën e zgjedhjeve të 30 Qershorit, Kreu i Shtetit deklaroi se i qëndron besnik vendimeve të tij.

Në një deklaratë për televizionin Ora News, zoti Meta tha se do të ketë një përgjigje zyrtare duke nënvizuar megjithatë se ai ka bërë “zero shkelje të Kushtetutës dhe se i ka bërë një mbrojtje të shkëlqyer Kushtetutës dhe pluralizimit politik.. të drejtës së zgjedhjes sipas vetë Këshillit të Europës, Konventes Europaine të të drejtave të Njeriut, sipas detyrimeve të pashmangshme që burojnë nga marrëveshja e Shqipërisë me BE për marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, edhe sipas vetë vendimit të qartë që ka marrë Gjykata e Strasburgut për të sqaruar se zgjedhje nuk do të thotë procedurë dhe proces mekanik votimi, pra pa alternativë, por do të thotë mundësi për të ndikuar, për të zgjedhur, zgjedhje në kuptimin substancial”.

Por në opinionin e tyre ekspertët e Komisionit të Venecias kanë një mendim qartësisht të kundërt, ndërsa pas një analize të detajuar ligjore, arrijnë në përfundimin se “Presidenti tejkaloi kompetencat e tij sipas Kushtetutës, fillimisht duke i anulluar zgjedhjet lokale, e më pas duke i shtyrë ato”, theksohet në dokument.

Në draft opinionin e Komisionit “anulimi i zgjedhjeve është i mundur vetëm në situata që plotësojnë kërkesën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Sidoqoftë, rregullat e zbatueshme kushtetuese për situata të jashtëzakonshme nuk u ndoqën në këtë rast. Nuk pati as një konsensus politik, i cili do të lejonte krijimin e një baze ligjore ad-hoc”.

Në dokument theksohet edhe se “anulimi i zgjedhjeve gjithashtu prek të drejtat zgjedhore të njohura nga instrumentet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut… Mungesa e një baze ligjore dhe e alternativave në dispozicion (shtyrja e zgjedhjeve për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, sipas nenit 170 të Kushtetutës, ose rifillimi i dialogut politik pas zgjedhjeve) e bëjnë ndërhyrjen në të drejtat zgjedhore, jo proporcionale”.

Ata i kanë dhënë përgjigje dhe pretendimit të Presidentit se mbrojti pluralizimin politik duke anulluar zgjedhje në të cilat nuk merrnin pjesë forcat kryesore të opozitës. Sipas ekspertëve të Komisionit të Venecias “bojkoti zgjedhor nga partitë politike, edhe nëse ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të elektoratit nuk mund të pengojë që të bëhen zgjedhje të rregullta. Përndryshe, këto parti do të merrnin levën për të penguar plotësisht çdo zgjedhje”, theksohet në projekt opinion.

Edhe për rastin e Gjykatës së Strasburgut, të përmendur edhe sot nga presidenti Ilir Meta, ekspertt e Komisionit të Venecias kanë bërë të qartë se “rrethanat mbizotëruese të këtij rasti ishin krejt të ndryshme nga ato në Shqipëri”, nënvizohet në opinionin, i cili nga ana tjetër vlerëson se pavarësisht se presidenti ka tejkaluar kompetencat kushtetutese “nuk janë kushtet për të vërtetuar një shkelje serioze që do të çonte në shkarkimin e tij”.

Vendimi i Komisionit të Venecias pritet më 11 Tetor, por zoti Meta u shfaq sot mospërfillës ndërsa u shpreh se “nuk ekziston data 11. Data 11 ekziston për ata që duan të zgjasin krizën, ta thellojnë atë dhe që duan të mbulojnë shumë probleme të tjera”, deklaroi presidenti shqiptar. Të gjithë atyre që në 24 orët e fundit i kanë kujtuar atij deklaratën e bërë gjatë një interviste në Syri.net sipas të cilës nuk do të qëndronte në detyrë nëse Komisioni i Venecias do të gjente shkelje të Kushtetutës nga ana e tij, ai sot ju përgjigj duke përsëritur një tjetër premtim, se do të qëndronte në zyrë deri më 24 korrik të vitit 2022, kur dhe i mbaron mandati./VOA

Tags: ilir metaKomisioni i VeneciasKushtetutënraporti

TË LIDHURA

Rama i tmerruar nga ato që di Veliaj”, Berisha sulmon Begajn: I padenjë për të qenë President
Politikë

Rama i tmerruar nga ato që di Veliaj”, Berisha sulmon Begajn: I padenjë për të qenë President

15:35 | 09/10/2025
Berisha: Përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese, akt i rëndësishëm
Politikë

Berisha: Përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese, akt i rëndësishëm

15:16 | 09/10/2025
Mbledhja e gjyqtarëve, Boksi: Drejtësia ka nevojë për kushte të sigurta
Aktualitet

Mbledhja e gjyqtarëve, Boksi: Drejtësia ka nevojë për kushte të sigurta

15:12 | 09/10/2025
Next Post
“Partia të fillojë përgatitjet elektorale”, zbardhet takimi i Bashës me krerët e PD-së

“Partia të fillojë përgatitjet elektorale”, zbardhet takimi i Bashës me krerët e PD-së

Tropojë/ Turisti amerikan rrëzohet në mal, niset me helikopter drejt Tiranës

Tropojë/ Turisti amerikan rrëzohet në mal, niset me helikopter drejt Tiranës

Aktori i famshëm turk falenderon në shqip: Historinë e kombit tuaj ma ka treguar gjyshja

Aktori i famshëm turk falenderon në shqip: Historinë e kombit tuaj ma ka treguar gjyshja







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Rama i tmerruar nga ato që di Veliaj”, Berisha sulmon Begajn: I padenjë për të qenë President
Politikë

Rama i tmerruar nga ato që di Veliaj”, Berisha sulmon Begajn: I padenjë për të qenë President

by mirseda
15:35 | 09/10/2025
0

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se opozita do të çojë përpara nismën për shkarkimin e...

Berisha: Përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese, akt i rëndësishëm

Berisha: Përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese, akt i rëndësishëm

15:16 | 09/10/2025
Mbledhja e gjyqtarëve, Boksi: Drejtësia ka nevojë për kushte të sigurta

Mbledhja e gjyqtarëve, Boksi: Drejtësia ka nevojë për kushte të sigurta

15:12 | 09/10/2025
Arrestohet nga policia serbe shqiptari me flamuj dhe bluza, dyshoheshin të përdoreshin për ndeshjen

Arrestohet nga policia serbe shqiptari me flamuj dhe bluza, dyshoheshin të përdoreshin për ndeshjen

15:09 | 09/10/2025
Hiqej si prokuror për të mashtruar qytetarët, arrestohet 49-vjeçari

Hiqej si prokuror për të mashtruar qytetarët, arrestohet 49-vjeçari

15:06 | 09/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com