Në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Saimir Tahiri thumboi indirekt ish-ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafajn. Duke u shprehur se: “Këtu ka ministra që nuk mbajnë përgjegjësi për vëllezërit unë të mbaj përgjegjësi për vëllezërit e atij që i shita makinën”. Ndërkohë, Xhafaj ditën e djeshme bëri “like” qëndrimin e ndërkombëtarëve për dënimin e Tahirit. I pyetur mbi këtë fakt nga gazetarët, Tahiri u përgjigj sot në konferencën për mediat:
“Të kem koment për çfarë? Kam përshtypjen ka tjetër ekip që merret me Like dhe Share, as i numëroj dhe as më interesojnë. Do vijë dita që unë të kem një përgjigje për të gjitha këto, tani dua të kem një përgjigje vetëm për të vërtetën time. Nuk dua të bëj komente të parakohshme, por të jesh e bindur që unë e di shumë mirë kë kam rrotull”.