Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Me kërkesë të Tahirit”/ Ish-drejtori i policisë: Gjyqtarja që e shpëtoi, më futi në burg mua

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Me kërkesë të Tahirit”/ Ish-drejtori i policisë: Gjyqtarja që e shpëtoi, më futi në burg mua

Ish-drejtori i Policisë, Dritan Zagani ka shpërthyer në akuza ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, pas vendimit të dhënë nga gjykata me 3 vite shërbim prove.

Në një lidhje telefonike për Ora News, Zagani u shpreh se dihej se Tahiri do të dënohej sa për sy e faqe, ndërsa shton se gjyqtarja e trupit gjykues që dha dënimin për Tahirin futi atë në burg me kërkesë të ish-ministrit të Brendshëm.

“Doli ashtu siç e kishte parashikuar. Saimir Tahiri do të dënohej sa për sy e faqe. Saimir Tahiri nuk shkon në burg sa të jetë Edi Rama”, tha Zagani.

I pyetur nëse është i zhgënjyer që zoti Tahiri nuk do të shkojë në burg, Zagani tha se:

“I zhgënjyer nuk kam pse të jem, Jam i kënaqur që parashikimi im ka dalë. Do bënin diçka për ti hedhur pluhur situatës në të cilën ndodhet momenti që po kalon qeveria në vendin tonë. Jam i kënaqur për veten time. Kjo është një provë domethënëse që unë të çoj shtetin shqiptar në Strasburg sa më parë të mundem.

Në prizmin personal jam shumë i kënaqur, në prizmin e situatës është diçka që do ndodhte: Saimir Tahiri nuk do shkonte në burg se po të shkonte do të shkonte dhe Edi Rama. Ai mori një dënim simbolik, një dënim sa për sy e faqe. Këtë e kam thënë. Saimir Tahiri nuk shkon në burg sa të jetë Edi Rama ai që është. Harrojeni”.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: A mendoni se gjyqtarët kanë qenë nën presion?

Dritan Zagani: Çfarë presioni, atje nuk ekziston gjykata e prokuroria. Kryetare e trupit gjykues ishte një gjykatëse që më futi  mua në burg, me kërkesë të Saimir Tahirit. Nuk ekziston asnjë hallkë e shtetit jo më drejtësia. Drejtësia ishte një paçavure sot është kthyer në një vegël kaq.

Pyetje: A prisni që njerëzit e vërtetë që kanë qenë të lidhur me trafikun e drogës të dënohen nga drejtësia e re?

Dritan Zagani: Kjo është një vorbull që është shpej të parashikohet. Kemi rol të brendshëm dhe të rol të jashtëm. Ata që janë të brendshëm kanë interes të mos funksionojë drejtësia. Në shqipëria mafia vendos nëse do bëhet apo nuk do bëhet, kush do shkojë apo nuk do shkojë në burg. Kjo qeveri kanabizoi Shqipërinë.

Nuk është prerë në asnjë mënyrë prodhimi i kanabisit. Informacionet që kam flasin për tunele të mëdha të kultivimit të marijuanës me llamba.Këtë fenoneme i kam verifikuar vetë që kur isha atje. Kultivimi është koncentruar në ato duar që punojnë për pushtetin. Ështe zvogëluar prodhimi për popullin e gjerë por jo për ata që trafikojnë.  Kultivimi është në mënyrë të organizuar. Ka ambiente që policia nuk guxon ti shohë shtrembër. Ka ambiente ku kultivimi bëhet i mbyllur dhe me sistem dritash dhe ky prodhim ka shumë fitim. Ky është trafiku i vërtetë dhe jo fshatarët e Velçes në Vlorë. Tani është i kamufluar sa ka kërkesë tregu nga trafikantët shqiptar aq ka dhe prodhim por nuk është si në kohën e Saimirit kur vajti kilja e hashashit sa kilja e jonxhes tashmë është e kontrolluar.

Tags: deklarateDritan Zaganigjyqtarjaish-drejtori i policisesaimir tahiri

TË LIDHURA

Sherr me grushte dhe sende të forta mes të rinjve në Korçë, një i plagosur
Aktualitet

Sherr me grushte dhe sende të forta mes të rinjve në Korçë, një i plagosur

11:08 | 14/04/2026
SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për Elvis Roshin
Aktualitet

SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për Elvis Roshin

10:40 | 14/04/2026
Rama: Kemi kaluar nga Shqipëria që përpiqej të mbijetonte, në atë që përmirësohet
Aktualitet

Rama: Kemi kaluar nga Shqipëria që përpiqej të mbijetonte, në atë që përmirësohet

10:36 | 14/04/2026
Next Post
Në këtë fshat shqiptar shkolla s’ka nisur ende/ S’ka drita dhe tualete

Në këtë fshat shqiptar shkolla s’ka nisur ende/ S’ka drita dhe tualete

Vendimi i gjykatës/ Vasili: Nuk ishte dënim, por dekorim për Tahirin

Vendimi i gjykatës/ Vasili: Nuk ishte dënim, por dekorim për Tahirin

Komisioni Evropian: Nuk komentojmë vendimin e Gjykatës për Tahirin

Komisioni Evropian: Nuk komentojmë vendimin e Gjykatës për Tahirin







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

BBC: Policia greke po i përdor për të larguar të tjerët nga kufiri vendas, përdorin dhunë dhe sulme
Analizë

BBC: Policia greke po i përdor për të larguar të tjerët nga kufiri vendas, përdorin dhunë dhe sulme

by mirseda
11:10 | 14/04/2026
0

Hetimet e BBC kanë zbuluar se autoritetet greke kanë rekrutuar emigrantë si “mercenarë” për të kryer kthime...

Sherr me grushte dhe sende të forta mes të rinjve në Korçë, një i plagosur

Sherr me grushte dhe sende të forta mes të rinjve në Korçë, një i plagosur

11:08 | 14/04/2026
Sulm me armë zjarri në një shkollë në Turqi, plagosen 16 persona, 7 prej tyre nxënës

Sulm me armë zjarri në një shkollë në Turqi, plagosen 16 persona, 7 prej tyre nxënës

11:05 | 14/04/2026
SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për Elvis Roshin

SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për Elvis Roshin

10:40 | 14/04/2026
Rama: Kemi kaluar nga Shqipëria që përpiqej të mbijetonte, në atë që përmirësohet

Rama: Kemi kaluar nga Shqipëria që përpiqej të mbijetonte, në atë që përmirësohet

10:36 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com