Politikë

Vendimi i gjykatës/ Vasili: Nuk ishte dënim, por dekorim për Tahirin


               Publikuar në : 18:49 - 20/09/19 Enno

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar pas vendimit që u dha për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili e cilëson vendimin si një dekorim dhe jo një dënim, duke shtuar se qeveria ia doli ta shndërronte drejtësinë në një leckë që fshin “këpucët e qelbura të rilindjes”.

Sipas Vasilit, që nga mbrëmja e djeshme askush nuk ka më besim në drejtësinë shqiptare, teksa deklaron se bashkë me atë vendim u shua edhe iluzioni i reformës.

Postimi i plotë:

“Dekorimi” i Tahirit apo dekorata Jeshile e kapjes se reformes!!
Pa asnje hezitim mund te thuhet se e ashtuquajtura drejtesi shqiptare beri dje “dekorimin” e shekullit.
Per denim nuk behej fjale.
Por per nje dekorim te tille tille do te duhej nje kapje kaq e madhe sa qe ne aparence dukej gati e pamundur.

Por kapja totale eshte fakt dhe qe kapesi i madh qeveria ja doli ta shnderroje drejtesine ne lecke,qe fshin e shkelqen kepucet e qelbura te rilindjes. Tashme kapja e drejtesise eshte realitet i pakundershtueshem, te cilit fakti i “dekorimit” te Tahirit i vuri vulen. Pas plot tre vjet te reformes ne drejtesi, kjo reforme u rrezua keqas ne te paren prove te forte juridike dhe publike.
Reforma ne drejtesi qellimmire ne përmbajtje, por totalisht e kapur ne zbatimin e saj, nuk u ngrit dje as ne nivelin e zakonshem te gjykates se krimeve te renda perpara reformes dhe kjo eshte nje e vertete teper e rende.
Rasti Tahiri per te cilin eshte shkruar shqip po aq sa eshte shkruar anglisht,italisht e gjermanisht perfundoi de facto me nje “dekorim”, te cilin nuk e priste as ai vete.

Qe dje askush ne Shqiperi nuk beson me tek drejtesia e barabarte per te gjithe. Bashke me kete mosbesim eshte shuar edhe iluzioni i sherbetosur i reformes, qe do te prodhonte drejtesine re,te drejte,te paanshme,te bazuar vetem ne ligj etj etj etj.
Shumekush dje ka shume te qarte qe reforma e kapur ne drejtesi eshte reforme per pandeshkueshmerine absolute te rilindjes me Rame, Tahir, Gjiknur and co, dhe nje drejtesi e eger e korruptuar dhe e pashpirt per banoret e unazes se re, per qytetaret qe mbrojne pronen nga grabitja dhe korrupsioni i qeverise dhe kedo qytetar te zakonshem te ketij vendi.
Refuzimi i kritikave ndaj reformes dhe trajtimi ideologjik i saj me moton: “pro apo kunder reformes” lejoi, mundesoi dhe lehtesoi kapjen e saj nga rilindja dhe polli vendimin e “dekorimit” te Tahirit. As me pesimisti nder ne nuk do mund te imagjinonte nje maskarade te te tille permasave si ajo qe ndodhi dje.
Sigurisht gjyqtaret pa veting eshte me e pakta, qe mund te bejne duke “dekoruar” Tahirin ata bile ishin ne gare qe ti japin atij edhe ate qe as nuk e kerkonte dhe as imagjinonte, bile bile ishin gati tja bejne me aq sheqer sa mund ti bjere edhe rende ne stomak ne te ardhmen vete Tahirit….
Dhe e gjithe kjo sepse dje nuk merrej vendim per Tahirin,por per gjyqtaret ne se do te merrnin apo jo vetingun. “Dekorimi” i Tahirit eshte nje dekorate jeshile alla canabis per reformen ne drejtesi. Kush mbyll syte apo shet alibi per kete realitet shtetzhbërës eshte armik i shqiptareve.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT