Politikë

Meta pret në zyrë diplomatin austriak, ja çfarë i kërkon


               Publikuar në : 19:12 - 20/09/19 Enno

Presidenti Ilir Meta, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të Ngarkuarin me Punë të Austrisë në Shqipëri, Z. Christian Steiner.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shprehet se Austria ka qenë gjithnjë në mbështetje të proceseve integruese të Shqipërisë.

Më tej, Meta vlerëson kontributin që vendi i tij ka dhënë për shtetin shqiptar, ndërsa shton se kanë diskutuar për një shtrirje më të gjerë të shkollave profesionale mjaft cilësore, të financuara nga Austria.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të prisja sot të Ngarkuarin me Punë të Austrisë në Shqipëri, Z. Christian Steiner. E sigurova për një bashkëpunim të ngushtë për të forcuar më tej marrëdhëniet historike miqësore me Austrinë.
Vlerësova kontributin që vendi i tij ka dhënë që me krijimin e shtetit shqiptar e deri në ditët tona.
Austria ka qenë gjithnjë në mbështetje të proceseve integruese të Shqipërisë.
Inkurajova për një shtrirje më të gjerë të shkollave profesionale mjaft cilësore, të financuara nga Austria, ku shkëlqen shkolla e mesme profesionale “Peter Mahringer” në Shkodër.🇦🇱

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT