Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Meta i jep titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” ambasadores kroate

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Meta i jep titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” ambasadores kroate

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekoroi me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” ambasadoren e Republikës së Kroacisë, Sanja Bujas-Juraga, gjatë një ceremonie solemne të zhvilluar në Institucionin e Kreut të Shtetit. Presidenti Meta i dorëzoi Ambasadores Bujas-Juraga titullin e lartë me motivacionin: “Për veprimtarinë e spikatur diplomatike dhe kontributin thelbësor në funksion të marrëdhënieve të shkëlqyera, tashmë të një partneriteti strategjik, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë, në pasurimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore e historike ndërmjet dy popujve tanë, si dhe për mbështetjen e çmuar ndaj procesit të integrimit evropian të vendit tonë”.

Kreu i Shtetit, në fjalën e tij vlerësuese vuri në pah dhe vlerësoi veprimtarinë diplomatike dhe kontributet e Ambasadores Bujas-Juraga për thellimin, forcimin e pasurimin e marrëdhënieve dypalëshe të përfaqësues diplomatike të shtetit kroat si dhe mbështetjen për integrimin evropian të vendit tonë.

Fjala e plotë e Presidentit Meta: “Kam kënaqësinë të organizoj këtë ceremoni për ju si një mike e veçantë e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Ka njerëz që përkushtohen, sakrifikojnë, kanë një botë, i japin energjitë dhe përkushtimin e tyre për të mirën e të tjerëve, për të përmirësuar marrëdhëniet midis njerëzve dhe kombeve dhe një ndër ta është Ambasadorja Sanja Bujas-Juraga.

Unë ndjehem i privilegjuar të nderoj veprën fisnike të kësaj gruaje fisnike. Puna dhe kontributi i saj, si Ambasadore e Republikës së Kroacisë në Shqipëri, i dha edhe më shumë peshë marrëdhënieve tona historikisht të shkëlqyera me Kroacinë. Gjatë mandatit të saj si Ambasadore këtu, ajo u dallua për veprimtarinë dinamike diplomatike dhe kontributin e vyer në përparimin e përgjithshëm dhe forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe.

Dëshmi e qartë është nënshkrimi i Partneritetit Strategjik midis dy vendeve, që do t’i japë një përmbajtje më të fortë bashkëpunimit tonë në të ardhmen. Ne i jemi mirënjohës Kroacisë dhe Ambasadores Juraga për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre të sinqertë në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Për t’u përmendur gjithashtu se vëmendja jonë ndaj Arbanasve të Zarës u rrit si kurrë më parë. Historia e marrëdhënieve të ngrohta midis kroatëve dhe shqiptarëve i ka rrënjët në kohërat më të hershme dhe veçanërisht në kohërat më të vështira të kombeve tona. Kurdoherë kemi pasur mbështetjen e shtetit kroat, qeverive kroate, kemi pasur mbështetjen e njerëzve me origjinë nga ky vend.

Ne e themi me gjithë zemër se populli kroat ka qenë gjithmonë me ne, në ditë të mira dhe të këqija. Po kështu, shqiptarët kanë mbështetur Kroacinë dhe kroatët në ditët e vështira të historisë së tyre. Të nderuar miq, jam i lumtur që pata mundësinë në cilësinë e Presidentit të Republikës dhe në detyrat e mia të mëparshme të kem marrëdhënie miqësore me një Ambasadore të nderuar, një diplomate e respektuar dhe me familjen e saj. Sanja dhe bashkëshorti i saj Prof. Dr. Ivan Juraga, do të mbahen mend gjithashtu për mbështetjen e tyre të dhënë në laboratorin e ri të Universitetit të Tiranës. Në fund, më lejoni t’i uroj sa më shumë suksese në karrierën e saj të ardhshme, pasi jam i sigurt se ajo do të përfaqësojë vendin e saj në mënyrën më të mirë siç bëri në Shqipëri. Faleminderit shumë”.

Duke falënderuar Presidentin Meta për vlerësim, Ambasadorja kroate theksoi: “E kam të vështirë të gjej fjalët për t’u shprehur se sa krenare ndihem për këtë vlerësim që më keni bërë. Është një vlerësim i madh për mua, por gjithashtu edhe për vendin tim dhe familjen time. Gjatë këtyre 4 viteve në Shqipëri mund të them se kam qenë e privilegjuar të shërbej si Ambasadore e Kroacisë në vendin tuaj dhe kam qenë dëshmitare se si marrëdhëniet tona historike janë përmirësuar edhe më tej dhe që marrëdhëniet bilaterale vazhdojnë të intensifikohen.

Dua të përmend këtu edhe interesin që ju keni shfaqur për komunitetin e Arbanasve të Zarës, duke i vizituar në Kroaci dhe pastaj duke i ftuar të vizitojnë tokën e të parëve. Shqiptarët kanë ndihmuar kroatët në momentet më të vështira dhe të më rëndësishme të historisë dhe Kroacia nuk do ta harrojë kurrë këtë. Shqipëria është në një moment kyç dhe pret çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian dhe dua t’ju siguroj se Kroacia do të jetë një partner i fuqishëm dhe i besueshëm, jo vetëm tani, por edhe në të ardhmen kur negociatat të hapen dhe ne do të ofrojmë me kënaqësi ekspertizën tonë më të mirë”.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë dhe personalitete të fushave të ndryshme.

Tags: ambasadore kroateçmuarMetandihmë

TË LIDHURA

Referendumi “Pro Familjes”, KQZ hap rrugën për mbledhjen e firmave
Politikë

Referendumi “Pro Familjes”, KQZ hap rrugën për mbledhjen e firmave

16:08 | 12/01/2026
Sot seanca paraprake në GJKKO për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin
Aktualitet

Sot seanca paraprake në GJKKO për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

15:09 | 12/01/2026
Kryemadhi shkon në GJKKO, batuta me gazetarët, përshëndet me dy gishta
Aktualitet

Kryemadhi shkon në GJKKO, batuta me gazetarët, përshëndet me dy gishta

14:48 | 12/01/2026
Next Post
Sa(i)mir’ Vendimi

Sa(i)mir’ Vendimi

Tahiri, kur gjykata hyn dhunshëm në sherrin politik

Tahiri, kur gjykata hyn dhunshëm në sherrin politik

Dënimi i Saimir Tahirit/ Reagimi i parë nga Qeveria. Ja çfarë thotë Elisa Spiropali

Dënimi i Saimir Tahirit/ Reagimi i parë nga Qeveria. Ja çfarë thotë Elisa Spiropali







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026




TË FUNDIT

“Këpuca e Artë” në Belgjikë, vlerësohet Ardon Jashari
Sport

“Këpuca e Artë” në Belgjikë, vlerësohet Ardon Jashari

by mirseda
16:19 | 12/01/2026
0

Mesfushori shqiptar, Ardon Jashari, është vlerësuar me çmimin “Këpuca e Artë” në Belgjikë. Futbollisti i Milanit, i...

Referendumi “Pro Familjes”, KQZ hap rrugën për mbledhjen e firmave

Referendumi “Pro Familjes”, KQZ hap rrugën për mbledhjen e firmave

16:08 | 12/01/2026
Sot seanca paraprake në GJKKO për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

Sot seanca paraprake në GJKKO për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

15:09 | 12/01/2026
“Unë mbaroj për të!”, Limi shpreh ndjenjat për Dolcen

“Unë mbaroj për të!”, Limi shpreh ndjenjat për Dolcen

15:07 | 12/01/2026
Kryemadhi shkon në GJKKO, batuta me gazetarët, përshëndet me dy gishta

Kryemadhi shkon në GJKKO, batuta me gazetarët, përshëndet me dy gishta

14:48 | 12/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com