Kryesore

Dënimi i Saimir Tahirit/ Reagimi i parë nga Qeveria. Ja çfarë thotë Elisa Spiropali


               Publikuar në : 15:41 - 20/09/19 user tir

Disa orë pas vendimit të Gjykatës që dënoi me 3 vjet shërbim prove ish-ministrin socialist Saimir Tahiri, ka ardhur reagimi i parë i Qeverisë.

Zëdhënësja e kryesisë së PS-së dhe drejtuesja politike e qarkut Tiranë, Elisa Spiropali u shpreh për “Top Channel” se e gjitha kjo “është çështje e drejtësisë jo e Partisë Socialiste, as e Qeverisë dhe as e partive të tjera politike në tërësi, të cilat kanë kohë që kanë braktisur detyrën për t’u marrë me çështje që nuk u takojnë asfare!”

Pas më shumë se 10 orë në dhomën e këshillimit, Gjykata për Krime të Rënda dënoi me 5 vite burg ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, për “Shpërdorim detyre”, ndërsa rrëzoi 3 akuzat e ngritura nga Prokuroria. Dënimi me burg i Tahirit u pezullua dhe kaloi në shërbim prove për tri vite.

Ndërkohë, Prokuroria akuzonte Tahirin për “Trafikim të narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, por për Gjykatën këto akuza nuk faktohen me prova dhe për këtë është bërë ndryshimi i cilësimit të veprës penale, duke e gjetur fajtor për “Shpërdorim detyre”.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT