Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon një darkë me aleatët e partisë së tij, në Ishëm të Durrësit. Të pranishëm janë kreu i PAA, Agron Duka, Dashamir Shehi i LZHK, kreu i PDK, Nard Ndoka dhe kryerepublikani Fatmir Mediu
Në këtë takim do të diskutohet kryesisht për aksionin e opozitës së bashkuar, që pritet të nisë në tetor. Ndërkohë, tërhoqi vëmendje mungesa e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.
Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, teksa ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Open”, u shpreh se Kryemadhi nuk është prezent për disa arsye personale, impenjimeve të saj.