Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

“Hap frigoriferin dhe shiko Ramën”, strategjia e normalizimit të vesit

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Hap frigoriferin dhe shiko Ramën”, strategjia e normalizimit të vesit

Nga Andi Bushati:

Kushdo që i ka hedhur një sy të vëmendshëm mediave të kësaj të hëne, me siguri që nuk do t’i kenë shpëtuar dy lajme, në pamje të parë, pa lidhje me njëri- tjetrin.

I pari kishte të bënte me dialogun e rregullt që kryeministri mban me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Pasi ai botoi një foto të stadiumit të ri “Arena Kombëtare”, një nga komentuesit kishte ironizuar duke thënë që rëndësi ka se çfarë ndërtohet dhe jo sesa vidhet. Kaq është dashur që në stilin e tij, Rama të shpërthejë: “O i vjedhur nga mendë”, “Kur u ndanë kaq të ranë”: e të tjera ofendime të cilat bëhen shumë, po të bashkohen edhe me përgjigjet banale që u ktheheshin dialoguesve të tjerë.

Kjo copëz bisede që haset rëndom në komunikimin në Facebook të kryeministrit, ngre në fakt disa pyetje: A është normale që një qytetar të kërkojë llogari se nuk duhet të na verbojnë vetëm veprat e Rilindjes por edhe paratë e shpenzuara për to? A nuk ka qenë pikërisht ky edhe standardi i socialistëve, kur ishin në opozitë (p.sh a nuk kanë thënë ata të njëjtën gjë për rrugën ne Kombit)? A nuk meriton ky dyshim një përgjigje serioze nga një kryeministër serioz? A nuk duhet të ishte kjo llogaridhënie pjesë e bashkëqeverisjes me aleatin e vetëm, popullin?

Nëse nuk do të bëhej për këto qëllime, ç’kuptim do të kishte, që kreu i qeverisë të shkojë e të përleshet në rrjetet sociale, me trutharë që nuk meritojnë përgjigje?

Pikërisht tek kjo pyetje e fundit qëndron edhe thelbi i këtij lloj komunikimi. Sepse, kur vepron kështu, Rama as nuk rrëmbehet, as nuk del nga kontrolli. Këtë gjë e provon më së miri edhe dëshmia e shumë redaktorëve që pohojnë se këto copëza dialogësh i përcillen shtypit nga vetë zyra e komunikimit e kryeministrit. Këtë e përforcon edhe fakti se mediat pro qeveritare, i vendosin këto lajme në hapësira të dukshme dhe u bëjnë atyre një jehonë përtej të zakonshmes.

Pra, Edi Rama e ka këtë lloj incidenti në dialog, këtë shkëmbim permanent sharjesh e fyerjesh në strategjinë e tij të komunikimit.

Dhe pikërisht këtu kjo histori lidhet me një tjetër lajm të shpërndarë me zell nga mediat pranë qeverisë sot. Bëhet fjalë për atë batutën që kryeministri lëshoi në inaugurimin e një shkolle të re: ‘Nuk do më shihni vetëm në ekranet e shtëpive tuaja, por edhe kur të hapni frigoriferin”

Po pse i duhet Ramës kjo vetë ironi? Pse duhet ti kujtojë ai mbarë shqiptarëve se u shfaqet në TV me dendurinë e një sundimtari afro-aziatik? Pse nuk ka droje të lërë imazhin e njeriut që më shumë shet fjalë sesa punë?

Në fakt ai nuk do këtë. Ai e ka instinktin për të kuptuar se është bërë i neveritshëm me ERTV-në e tij dhe me gjithë mediat e mëdha që e kopjojnë fjalë për fjalë propagandën e saj. Ai e di që ajo që bën nuk është as normale, as demokratike. Dhe pikërisht ngaqë e kupton këtë, ai është i pari që vrapon për ta qesharakëzuar./Lapsi.al

Tags: ANDI BUSHATIdialogedi ramafrigoriferirrjete sociale

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Blini më lirë me Mastercard nga Credins Bank

Blini më lirë me Mastercard nga Credins Bank

Meta në komisionin hetimor, Fuga: Ky është turp, mirë bëri që anuloi zgjedhjet

Meta publikon raportin e plotë për Komisionin e Venecias

Rama prezanton projektin e aeroportit të Vlorës, zbulon kush i dha “ndihmën” e madhe

Rama prezanton projektin e aeroportit të Vlorës, zbulon kush i dha “ndihmën" e madhe







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte

by mirseda
14:38 | 07/04/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sapo ka postuar në platformën e tij “Truth Social”, duke iu referuar...

Balla: Komisioni Hetimor nuk mund të jetë ekspeditë peshkimi

Balla: Komisioni Hetimor nuk mund të jetë ekspeditë peshkimi

14:36 | 07/04/2026
Sekretariati i Etikës përjashton dy deputetë të PD nga seanca e fundit (EMRAT)

Sekretariati i Etikës përjashton dy deputetë të PD nga seanca e fundit (EMRAT)

14:08 | 07/04/2026
Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako shkon në GJKKO

Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako shkon në GJKKO

14:06 | 07/04/2026
Vlorë: Pitbulli plagos 4-vjeçaren, në operacion; e shpëton një qytetar

Vlorë: Pitbulli plagos 4-vjeçaren, në operacion; e shpëton një qytetar

13:59 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com