30 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur, ishte bilanci i dy masakrave të fundit në SHBA një muaj më parë.
Çdo vit, aty ndodhin dhjetëra ngjarje të tilla, për shkak ligjit liberal mbi armët. Amendamenti i Dytë i Kushtetutës së SHBA-së, njeh të drejtën e vetëmbrojtjes të cilitdo kur sulmohet në banesën e tij. Por shumica e armëve, përdoren për të vrarë njerëz të pafajshëm.
Çdo vit vriten 17-19 mijë njerëz, ndërsa plagosen dhjetëra mijëra të tjerë. Një studim i vitit 2018, vlerësonte se 85 për qind e mbi 1 miliardë armëve në botë, gjenden në duar e civilëve. 857 milionë, janë në pronësi të qytetarëve, 133 milionë në duart e ushtrisë, dhe 23 milionë të policisë.
SHBA, është vendi i parë në botë, ku qytetarët zotërojnë më shumë armë:mbi 393 milionë. Shoqata Kombëtare e Armëve në këtë vend, konfirmon se 42.3 përqind e pronarëve, kanë të paktën një armë sulmi gjysmë-automatike. Për këtë arsye, çdo njeri që radikalizohet, apo vuan nga probleme mendore, përbën një rrezik potencial për të kryer një masakër. Pas çdo ngjarje të tillë, qeveria amerikane premton të miratojë ndryshime, për kufizimin e përdorimit të armëve.
Por gati në çdo rast dështon. Kjo pasi Shoqata Kombëtare e Armëve, ka milionë anëtarë, dhe për pasojë përbën një trupë të madhe zgjedhësish, që nuk duhen humbur./TIRANA TODAY