E premte, 3 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

“I arrestuar në Itali për vjedhje”/ Mark Babani: Në ’94 punoja në hotel! Padi ndaj Bardhit

Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani ka reaguar menjëherë pas akuzave të Partisë Demokratike, se ai ka qenë pjesë e një bande grabitësish në Siçili, ndërsa pretendon se është arrestuar në Itali në vitin 1994.

Përmes një deklarate për mediat, Babani ka hedhur poshtë këto akuza, teksa i konsideron të sajuara nga PD-ja me qëllim prishjen e imazhit.

Sakaq, kryebashkiaku pretendon se në 4 prill të 1994-ës, ka qenë në një hotel në Itali, ku edhe ishte i punësuar.

Ndër të tjera, ka paralajmëruar padi penale për Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhin, teksa shtoi se lekët e fituara nga gjyqi, do t’i çojë për rregullimin e shkollës së djegur nga opozita para 30 qershorit.

“Nuk ka lidhje me gjurmët e gishtërinjve të mi. Unë po pres padinë e prokurorisë, jam i gatshëm të shkoj të bëj të gjitha dëshmitë e mija. Ata po qe se kanë bërë padinë, pse po flasin në telefon

Në 4 prill të 1994 kam qenë në punë, në një hotel gjatë gjithë kësaj periudhe. Unë në jetën time s’kam qenë kurrë as i arrestum as i ndalum. Unë nuk kam asnjë person të fisit tim që ka emrin Saimir. Unë kam aktivizuar avokatët e mi që t’i bëjnë një denoncim zotit Bardhi, për shpifje ndaj meje. PS nuk më ka kërkuar informacion sepse unë kam bërë denoncimet siç duhet. As Rama dhe as PS nuk e dinë se çfarë kam bërë unë në jetën time. Atë e di unë dhe miqtë e mi”, deklaroi Babani.

Lexo edhe :   “U kthye nga Italia, por nuk erdhi në banesë”, i ati denoncon zhdukjen e vajzës

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bora dhe Semi do të “hakmerren” ndaj Donaldit në “Për’puthen Prime”

Puthjet e Donaldit me Beatrixin, kanë shkaktuar një bum komentesh në rrjet. Fansat janë ndarë në grupe, ndërsa ende nuk ka patur një reagim...

Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që gënjen

Nga: Andi Bushati Ka një aksiomë të mirënjohur që shpjegon përplasjen e një politikani me një intelektual në arenën publike: Sipas saj, i pari tenton...

S’donte të bënte vaksinën, italiani shkoi me krahun prej silikoni

Disa mund të akuzohen se po përpiqen t'i shmangen sistemit për të marrë një certifikatë vaksine, por mbase askush nuk është aq i shkathët...

S’ka më lavazhe e servise makinash poshtë pallateve!Veliaj tregon masat e reja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese të zhvilluar me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira...

Vrasja e ish-deputetit, Artan Hoxha nxjerr videon

Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi ditën e sotme. Edhe pse ata kanë mohuar...