Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, deklaron se e vetmja arsye pse kryeministri Rama kandidoi persona me precedentë penalë, në zgjedhjet e 30 qershorit, është se ai ka partneritet me krimin.
I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Balliu tha se më 30 qershor nuk pati zgjedhje por votime moniste. Më tej ai komentoi edhe vizitën e vizitën e kryeministrit Rama në Gjermani dhe dhuratën për kancelaren Merkel, duke e konsideruara atë si një zhgarravinë.
“PD ka faktuar çdo akuzë të saj, rasti i PD-së, është unik, ka provuar e faktuar çdo akuzë. Nga koncesionet e deri te inkriminimi i institucioneve. T’i themi qytetarëve që do hyjmë në Evropë kur s’kemi gjykata, zgjedhje të lira, e kur ke banditë në krye të shtetit, qytetarët e dinë, të gjithë e dinë. Pse Evropa nuk e di, nuk e di Merkel apo Macron që u bënë votime moniste?
Shkon kryeministri i një vendi si Shqipëria shkon e takon Anglea Merkel dhe i dhuroi shkarravinat e tij, dhe jo një projekt se si Shqipëria po ecën përpara. Edi Rama nuk ka projekte.
Milot – Balldren është një vjedhje galoponte. Edi Rama po ligjëron vjedhjet. ku të shkosh të denoncosh? Te Arta Marku, të gjithë e dimë ç’ka bërë me dosjet 184 e 339.
Ky sistem ka vetëm një mision zhvat buxhetin, ia jep një oligarku për të ndërtuar disa kulla për të pastruar paratë e drogës. Ky është sistemi që ka ngritur Edi Rama”, theksoi Balliu.