Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Meta: Bashkimi për interesin kombëtar është amanet. Braçe: Mos i harroni tradhtarët!

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Meta: Bashkimi për interesin kombëtar është amanet. Braçe: Mos i harroni tradhtarët!

Në ceremoninë e 77-vjetorit të Konferencës së Pezës, kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka thumbuar lidhur me situatën politike në vend, duke e lidhur me shembullin që duhet marrë nga patriotët shqiptarë që dhanë jetën për lirinë e vendit. Referuar procesit zgjedhor të 30 qershorit, ai vuri theksin tek pluralizmi i Konferencës së Pezës, ku morën pjesë pa bindje politike, fetare, e ideje.

“Vimë të përkulemi me nderim në këtë vend të shenjtë për të gjithë shqiptarët, sepse Pezë për shqiptarët do të thotë bashkim, qëndrim, dhe besa-besë me parullën historike që lindi këtu dhe që nuk mund të mbetet vetëm histori, por që është edhe një amanet që gjithë shqiptarët të bashkohen për interesin kombëtar, pa dallim feje, ideje.

Peza u dogj, u masakrua si asnjë krahinë tjetër, por asnjëherë nuk u dorëzua. Përkulemi para veprës së patriotit të paharruar Myslym Peza. Në një kohë të errët të pushtimit ishte Konferenca e parë pluraliste në vendin tonë, e cila dha mesazhe të fuqishme të patriotizmit dhe të ngritjes mbi interesat parciale për interesin kombëtar.

Një ngjarje madhore që na fton të gjithëve të bashkëpunojmë sa më ngushtë, në respekt të ruajtjes së atyre vlerave e trashëgimie për ta investuar për edukimin patriotik të fëmijëve tanë. Ta kuptojnë të gjithë se sa ka arritur Shqipëria, përmes sakrificave sublime të paraardhëse tanë.

Peza nuk është vetëm histori, por është amaneti i gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për të realizuar vendimin madhor të konferencës së Pezës. Sot objektivi ynë kombëtar është integrimi i Shqipërisë, është koha për të mos e vonuar më këtë proces për shkak të antagonizmit politik, por është koha për të forcuar bashkëpunimin duke lënë interesat afatshkurtra të ngushta në mënyrë që e ardhmja evropiane e Shqipërisë të jetë sa më pranë”, tha Meta.

Po kështu, gjatë ceremonisë ka qenë i pranishëm edhe zv.kryeministri Erion Braçe. Gjatë fjalës së tij para të ftuarve, Braçe me tone të larta ka folur për atë që quhet si shtrembërimi i historisë. Numri 2 i qeverisë, ka dërguar mesazhe të forta për ata të cilët deklarojnë se nuk pati luftë.

“Jemi mësuar të dëgjojmë se lufta nuk ishte dhe se nuk solli dëshmorë. Por lufta nuk është ndërtuar nga Kinostudio ‘Shqipëria e Re”. Por lufta ishte e vështirë, pati gjakderdhje. Gjatë kësaj lufte nuk bëmë asnjë gabim, populli shqiptar nuk gaboi, kur organizoi rezistencën.

Nuk gabuam kur erdhëm këtu në Pezë dhe i bëmë thirrje popullit shqiptar të bashkohen. Nuk gabuam kur krijuan Ushtrinë Nacional Çlirimtare, madje duke korrigjuar edhe ato akte të turpshme. Mos i harroni tradhtarët, as tradhtia nuk është e Kinostudios.

Qeveritë i shpallën luftë Anglisë, Francës dhe në dhjetor edhe SHBA, është i vetmi akt i turpshëm që politikanë kohë pas kohe kanë ndërmend dhe marrin ti shpallin luftë perëndimit. Ishte populli që e korrigjoi vendimin e atyre qeverive, ishin shqiptarët që u bënë palë me koalicionin më të madh Antifashist. Ishin shqiptarët, burra dhe gra, djem dhe vajza që i dhanë këtij vendi lirinë dhe pavarësinë”, tha Braçe.

 

 

Tags: braceMetapeza

TË LIDHURA

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

21:53 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë
Aktualitet

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës
Aktualitet

“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

19:07 | 21/02/2026
Next Post
Po reformës në drejtësi, po qeverisë tranzitore e reformës politike

Vendim gjeopolitik apo teknik i BE-së për Shqipërinë?

Si e humbi Bashkimi Evropian shkëlqimin e tij

Si e humbi Bashkimi Evropian shkëlqimin e tij

Xhoel Salinas, doktori me sindromën e rrallë që ndjen dhimbjet e pacientëve të tij (video)

Xhoel Salinas, doktori me sindromën e rrallë që ndjen dhimbjet e pacientëve të tij (video)







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com