Presidenti Ilir Meta ka folur për herë të parë në lidhje me presionet që mund të ketë pasur për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit. Ai tha se nuk ka pasur trysni nga askush, as nga faktorë të jashtëm dhe as të brendshëm, por ka zbatuar vetëm ligjin. Sipas tij, çdo lëvizje ka të bëjë vetëm për vendin, për tu anëtarësuar në BE.
A është e vërtetë që keni ndjerë presion nga Gjermania, për dekretin e 30 Qershorit?
“Nuk trysnohem nga askush, as nga faktor të brendshëm dhe as të jashtëm. Unë trysnohem vetëm për zbatimin e ligjit. Lëvizja ime ka lidhje vetëm për situatën e vendit, për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Duhet të plotësoheshin kushte për zgjedhje të lira dhe pluraliste”, tha ai në Syri Tv.