Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Harta e Eurostat, Shqipëria dhe rajonet e saj janë më të varfrat e Europës

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Shqipëria me të treja rajonet e saj  (veri, qendër, jug) renditet më e varfra në Evropë sipas një krahasimi që bëri Eurostat për të ardhurat për frymë sipas Paritetit të Fuqisë Blerëse në vitin 2017. Të dhënat bëhen të ditur në Librin Vjetor të Eurostat, të publikuar së fundmi.

Por nga të gjitha rajonet e Evropës Shqipëria renditet e fundit, pasi konsumi i saj për frymë nuk është as sa një e treta e mesatares së BE-së. Ndërsa Rajoni i veriut në Shqipëri renditet si rajoni më i varfër në Evropë. Veriu ka të ardhura sa 22.7% e mesatares evropiane. Kjo do të thotë që qytetarët e veriut duhet të jetojnë me një të pestën e të ardhurave në raport me një evropian mesatar. Për çdo 100 euro që fiton një evropian, ata marrin vetëm 22.7 euro.

Jugu i Shqipërisë ka të ardhura sa 28.25 e mesatares evropiane.

Më mirë paraqitet situata në qendër, ku ky tregues ngjitet në gati 32.8% të mesatares evropiane.

Mali i Zi ka të ardhura sa 38.7% e mesatares evropiane, Maqedonia sa 34.7%.

Diferenca të mëdha ka dhe Serbia. Në zonën e Beogradit, të ardhurat janë sa 62.5% e mesatares evropiane, ndërsa në Jug ka zona ku ky tregues është rreth 24%.

Diferencat në Evropë

Krahasimi i Eurostat me bazë rajonet pohon se edhe brenda një vendi të zhvilluar si Gjermania ka rajone që shpenzojnë më pak se mesatarja e BE për frymë sikur ka edhe të tjera që shpenzojnë shumë me tepër se mesatarja.

Shembulli tipik për pasurinë  e krijuar është Londra, ku në një rajon të saj të ardhurat për frymë ishin 5.8 herë më të larta se ato të mesatares së BE-së., ndërsa në të pesë Rajonet e Londrës PBB-ja për frymë ishte mbi 2 herë më e madhe se mesatarja e BE-së.

Luksemburgu (një rajon i vetëm në këtë nivel detajesh) që ka një industri bankare dhe financiare të  konsiderueshme kishte PBB për banorë 2.45 herë më e lartë se mesatarja e BE-28. Kjo është e lidhur dhe me numrin e ulët të popullsisë.

Gjithashtu ndër më të pasurit në Evropë renditet një rajon i Irlandës ku shpenzimet për frymë ishin 2.6 herë më të larta se, mesatarja e BE-së për shkak të zhvillimit të farmaceutikës dhe teknologjisë së informacionit.

Ndërsa në Çeki vihet re pabarazia me e lartë ndërmjet qyteteve. Teksa Praga renditet e shtata në Europë për nivelin e lartë të ardhurave për frymë, qytete të tjera të Zapadne Slovensko kishin të ardhurat për frymë sa 68.6% e mesatares se BE-së.

Në krahun tjetër, Gjermania ka rajone më të pasura se kryeqyteti. Së paku 19 rajone në Gjermani kanë të ardhura më të larta për frymë se banorët e Berlinit.

Rajonet ‘më të varfra’ të BE-së janë të shtrira kryesisht në Lindje dhe në Mesdhe. Këto vende ndahen në dy grupe të dallueshme: Me popullsi të rrallë, rurale dhe rajone që karakterizohen nga popullata në plakje dhe emigracioni neto; ose rajone post-industriale, që kanë mbetur të braktisura.

Në hartën më poshtë ku bën pjesë edhe Shqipëria rajonet më të varfra në BE janë

treguar me ngjyrë të purpurt. Këto rajone shtrihen nga Letonia në Veri, përmes pjesëve lindore të BE-së, poshtë në Greqia dhe Italia e Jugut dhe shtrihet në të gjithë zonën mesdhetare./Monitor

Tags: EurostatHartarajonshqiperiavarferi

TË LIDHURA

Shqipëria

Presidenti Ademi udhëton në SHBA dhe Meksikë për aktivitetet e FIFA-s në Botërorin 2026

16:43 | 09/06/2026
Aktualitet

Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e tenderit 28 mln euro të uniformave të Policisë

16:28 | 09/06/2026
Politikë

Rama: Kur Kushner erdhi, nuk dihej nëse Trump do shkonte në burg apo në Shtëpinë e Bardhë

16:09 | 09/06/2026
Next Post

Rritet çmimi i naftës pas politikave të Arabisë Saudite

Berisha e thotë troç: Edhe në qeverisjen tonë kishte korrupsion

"Po kapim dallgë"/ Meta del për peshk që në mëngjes me aktorin e njohur







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Shqipëria

Presidenti Ademi udhëton në SHBA dhe Meksikë për aktivitetet e FIFA-s në Botërorin 2026

by mirseda
16:43 | 09/06/2026
0

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, është nisur drejt Mexico City, qytetit ku dhjetë vjet më parë, në...

Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e tenderit 28 mln euro të uniformave të Policisë

16:28 | 09/06/2026

Rama: Kur Kushner erdhi, nuk dihej nëse Trump do shkonte në burg apo në Shtëpinë e Bardhë

16:09 | 09/06/2026

Rama-gazetares rumune: Gënjeshtrat të kanë bllokuar trurin!

16:04 | 09/06/2026

Rama për Zvërnecin: Kërkova dialog, por u refuzua

15:32 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com